• |
ide | kryesore

Mjetet e tonazhit të rëndë dëmtuan rrugën, banorët në Mamurras ngrihen në protestë

-Instant, Lajme, Të fundit



Banorët e lagjes “Demokracia” në Mamurras kanë bllokuar mjetet e tonazhit të rëndë, duke thënë se po shkatërrojnë rrugën e lagjes.

Me dhjetëra kamionë janë të bllokuar prej një ore ndërsa banorët thonë se janë pikërisht mjetet e tonazhit të rëndë që janë bërë shqetësim prej disa vitesh.

Ata theksojnë se jo vetëm që kanë shkatërruar një pjesë të rrugës por janë një rrezik dhe për fëmijët. Sipas tyre, do të vijojnë ta mbajnë të bllokuar rrugën deri në largimin e mjeteve të rënda.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *