• |
ide | kryesore

Grabitet shtëpia e Billie Eilish

Paparazzi, Slider



Një i dyshuar është arrestuar pasi dyshohet se kishte vjedhur shtëpinë e familjes së këngëtares Billie Eilish. Oficerët e LAPD iu përgjigjën një telefonate nga lagjja Highland Park në Los Angeles, rreth orës 21:15, sipas ABC 7.

Gazeta raporton se shtëpia i përket prindërve të Billie, Maggie Baird dhe Patrick O’Connell. Nuk është e qartë nëse diçka është vjedhur nga prona me dy dhoma gjumi. Sipas raportimeve të shumta i dyshuari është dërguar në mbajtje. Pamjet e arrestimit  treguan një burrë të prangosur nga të paktën 3 oficerë të LAPD.

Në vitin 2019, këngëtarja u detyrua të punësonte një roje sigurie për të fjetur në dhomën e saj të ndenjes pasi adresa e shtëpisë doli në internet, duke rezultuar në një grup fansash që u shfaqën në shtëpinë e saj.

“Ishte vërtet traumatizuese,” tha ajo për Rolling Stone në atë kohë. “Unë nuk ndihem më plotësishte sigurt në shtëpinë time. “Unë e kam dashur vëmendjen gjatë gjithë jetës sime, por nuk mendoj se dikush e di se çfarë është në të vërtetë fama”, shtoi  Eilish.

Shtëpia vlen rreth 800,000 dollarë, dhe është vendi ku Billie dhe Finneas regjistruan pjesën më të madhe të albumit të saj debutues, pasi 25-vjeçarja ngriti një studio regjistrimi të improvizuar në dhomën e tij të gjumit./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *