• |
ide | kryesore

Harry zbulon fjalët e fundit që i tha Mbretëreshës Elizabeth

Paparazzi, Slider



Princ Harry ka zbuluar fjalët e fundit që i pëshpëriti gjyshes së tij, mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II.

Në librin  e tij  “Spare”, Harry thotë se i tha gjyshes së tij se “shpresonte që ajo të ishte e lumtur” dhe se do të ishte me gjyshin e tij, Princin Philip, i cili u nda nga jeta një vit më parë në moshën 99-vjeçare.

Harry shkruan gjithashtu në librin, i cili do të dalë më 10 janar, se “e admironte për përmbushjen e detyrave të saj deri në fund”. Ai  iu referuapjesëmarrjes së saj në festimet e Jubileut Platinum atë verë.

Princ Harry arriti në Kështjellën Balmoral disa orë pasi Mbretëresha ndërroi jetë. Sipas Page Six, princi kishte mësuar lajmin nga mediat  dhe jo nga ndonjë anëtar i familjes. Ai dhe Meghan Markle kishin qenë në Gjermani për të promovuar Lojërat Invictus kur  dëgjoi se shëndeti i saj po rëndohej dhe nxitoi të ishte pranë saj. Por mbërriti shumë vonë dhe nuk arriti t’i thoshte lamtumirën e fundit.

Megjithatë  mori pjesë në periudhën 10-ditore të zisë për Mbretëreshën, i shoqëruar nga gruaja e tij. Pas vdekjes së saj, cifti u ribashkuan publikisht me William dhe Middleton për herë të parë që nga marsi i atij viti. Në atë kohë, u tha se ishte William ai që ftoi vëllain dhe gruan e tij. “Ne të gjithë jemi shumë mirënjohës. Të dyja palët i lanë mënjanë të gjitha gjërat për Mbretëreshën”,u shpreh një burim mbretëror.

Tensionet kanë qenë të larta mes vëllezërve që kur Harry dhe Meghan u larguan nga familja mbretërore në vitin 2020. Ata u transferuan në Kaliforni, ku tani jetojnë me dy fëmijët e tyre: Archie, 3 dhe Lilibet, 1./Lapsi.al

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *