• |
ide | kryesore

Një Europian e një Botëror akoma me Francën: zyrtar rinovimi i Deschamps deri në 2026

-Instant, F1, Sport
deschamps



Tashmë është zyrtare: Didier Deschamps ka zgjatur kontratën me Francën dhe do të qëndrojë trajner i kombëtares deri në vitin 2026. Kjo është bërë e ditur nga Federata Franceze e Futbollit. Bashkë me teknikun nënkampion bote në fuqi, do të jetë edhe asistenti Stéphan, trajneri i portierëve Raviot dhe përgatitësi atletik Moine. Shuhet ëndrra e Zinedine Zidane për t’u ulur në stolin e Les Bleus. Në Euro 2024 dhe deri në Botërorin amerikan, ish-mesfushori do të vazhdojë të udhëheqë Mbappé dhe shokët e tij.

Lexo më tej:Franca konfirmon Deschamps: për Zidane tani zgjedhja e parë është Juventus

KOMUNIKATA E FEDERATËS FRANCEZE

“Federata Franceze e Futbollit dhe presidenti i saj, Noel Le Graet, janë të kënaqur të njoftojnë zgjatjen e kontratës së Didier Deschamps në krye të skuadrës franceze deri në qershor 2026. I emëruar më 9 korrik 2012, Didier Deschamps ka një rekord të jashtëzakonshëm në krye të Kombëtares me 89 fitore, 28 barazime dhe 22 humbje në 139 ndeshje. Me 279 gola të shënuar dhe 119 të pësuar. Nën drejtimin e tij, skuadra franceze fitoi Kupën e Botës 2018, Ligën e Kombeve 2021, arriti në finalen e Euro 2016 dhe atë të Kupës së Botës 2022. Aktualisht është në vendin e 3-të në renditjen e FIFA-s, ku ka qenë vazhdimisht i pranishëm në katër të parët gjatë pesë viteve të fundit. Gjithashtu Guy Stéphan, asistent i Didier Deschamps, Franck Raviot, trajner i portierëve dhe Cyril Moine, trajner atletik, do të vazhdojë misionin e tyre në kombëtaren franceze”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *