• |
ide | kryesore

Premtoi 36 orë armëpushim, Rusia ekzekuton tre ukrainas e plagos 14 të tjerë

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet



Pavarësisht se Rusia shpalli një armëpushim 36-orësh gjatë periudhës së Krishtlindjeve ortodokse, sulmet kanë vijuar në të gjithë Ukrainën. Janë shënuar të paktën tre persona të vrarë dhe 14 të plagosur. Sulmet janë regjistruar në të paktën gjashtë rajone në 24 orët e fundit.

Këto përfshijnë sulme në Kherson, ku guvernatori Yaroslav Yanushevych tha se një punonjës i urgjencës u vra dhe shtatë civilë u plagosën.

Në rajonin lindor të Donetskut, dy civilë u vranë në Bakhmut dhe në qytetin e afërt të Krasna Hora. Shtatë të tjerë u plagosën.

Sulme u vunë re gjithashtu në Kharkiv, Sumy, Mykolaiv dhe Zaporizhzhia.

Në këtë të fundit, dyshohet se janë goditur 16 vendbanime, duke dëmtuar ndërtesa dhe zona të infrastrukturës kritike.

Ndryshe, Putin kishte urdhëruar ndërprerjen e sulmeve në Ukrainë për 36 orë, përkatësisht më 6 dhe 7 janar, kur populli rus dhe ukrainas festojnë kryesisht Krishtlindjet.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *