• |
ide | kryesore

Zbardhet takimi i Ramës me drejtuesit e qarqeve, synimi për të fituar me çdo kusht Shkodrën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Për të bërë një bilanc për vitin që lamë pas, por edhe shpalosjen e planit të punës për vitin 2023, Kryeministri Rama mblodhi dje krerët e institucioneve në varësi të qeverisë dhe drejtuesit e qarqeve.

Të pranishëm ishin ministra dhe kryetarë bashkish, ndërkohë që takimi më dyer të mbyllura u zhvillua për rreth pesë orë në Vilën 30 në Tiranë, ndërsa mungoi vetëm drejtuesi politik i qarkut Elbasan, Taulant Balla.

Drejtuesit e qarqeve paraqitën para kreut të PS-së një bilanc të punëve që janë bërë deri më tani, por edhe objektivat e reja. Pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet vendore, ndërsa Partia Socialiste duket se ka nisur edhe punën për 14 majin. Në mbledhjen e djeshme të Ramës me drejtuesit e qarqeve fokusi kryesor ishte aksioni i PS-së për 14 majin. Në këtë takim, kreu i qeverisë, në cilësinë e kryetarit të PS-së, u dha porositë e tij për organizimin politik në terren, maksimalizimin e votës si dhe mbështetje për kandidatët e listës për këshillat bashkiakë.

Mësohet se një fokus të madh në mbledhje mori edhe veriu i vendit, pasi drejtuesit e Kukësit, Shkodrës, Tropojës ishin të parët që raportuan për situatën në terren. PS këto zgjedhje vendore kërkon me çdo kusht fitoren në Shkodër, bastioni historik i së djathtës. Për këtë objektiv, PS ka bërë një lëvizje, pasi deputeti i Partisë së Lirisë, Agron Çela do t’i bashkohet PS-së.

Pas veriut të vendit, fokusi ishte te Tirana dhe Durrësi e më pas të gjitha qarqet me radhë. Këto takime vijnë pas mbledhjes maratonë për 16 orë e 25 minuta të kreut të qeverisë me ministrat, me të cilët bëri bilancin e vitit 2022 dhe projektet për 2023 që është edhe vit zgjedhjesh. Në fund të fjalës së tij në mbledhje, kreu i qeverisë tha se ka një synim të qartë sa i takon parashikimit për fitimin e zgjedhjeve lokale.

“Mbi bazat e 2022 kemi arsye të besojmë se 2023 do ta bëjmë tërmet”, tha Rama duke nënkuptuar fitimin me rezultat të thellë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Kujtojmë që Partia Socialiste ende nuk i ka emrat e të gjithë kandidatëve në zgjedhjet lokale të 14 majit dhe pritet ende të mësohet kush do garojë nën siglën e socialistëve për bashkitë e vendit. Pak javë më parë, Rama zhvilloi një tur takimesh në të gjitha bashkitë e vendit, teksa theksoi se ka shumë prej këtyre bashkive ku po diskutohet ende nëse do të jetë apo jo kandidime të reja. Përgatitjeve për zgjedhjet lokale të të 15 majit u parapriu mbledhja maratonë të Kryeministrit me ministrat, me të cilët bëri bilancin e vitit 2022 dhe projektet për 2023 që është edhe vit zgjedhjesh.

Disa prej çështjeve më të rëndësishme që u diskutuan, Kryeministri Rama zgjodhi t’i publikonte në rrjetet sociale, aty ku paralajmëroi edhe mbledhjen e këstit të parë të taksës për prodhuesit e energjisë elektrike. Histori suksesi cilëson fiskalizimin, por edhe deklarimin e pagave e investimet e huaja. Bilanc pozitiv shënohet sipas Ramës edhe në fushën e rendit dhe sigurisë.

Në fokus të qeverisë edhe për këtë vit mbeten projekte si: Korridori Blu, Parku Fotovoltaik në Karavasta, HEC-i i Skavicës, Tuneli i Llogorasë, Hekurudha Tiranë-Durrës, Aeroporti i Sarandës, Aeroporti i Vlorës dhe fluksi i turistëve./Panorama



33 Comments

  1. Per qeverisje te mire nuk behet llaf. Mandohet vetem per vota, blerje shitje.. Rama nuk solli asgje te re vecse thelloi ne ekstrem qelbesirat qe ishin vene re qe ne vitet e para te xemocracise..

    1. Je ne terezi ti?? Qeverisje e mire????

      Blerje deputetesh, votash, presion shantazh, banda, policia, shteti i gjithi ne gadishmeri.

      Ska lidhje mbledhja me zgjedhje te lira, me vote te lire , ne alternative , qeverisje e mire hahaha.. ky eshte nenshtrim dhune autoritarizem banditizem narkotrafik korrupsion te nderthurur bashke. Rama po pergatit masakren.zgjedhore te rradhes, por do kete trazira dhe probleme
      ska me bibilush opozita por ka njerez qe jane betuar dhe qe ramen e kan armik.

      lokalet rama do i masakroje nuk ka zgjedhje por dhune te shumeanshme dhe shumellojshme te cdo forme

      Opozita e di fare mire kete

      Rama dihet ca eshte.

    2. Dallavere
      Marifete
      Blerje dhe shitje vrimash te qelbura….
      Si vrime e gonxhe cheluas ne shkoder…
      Dhe vrima te tjera te pista gjithandeje….
      Skeni pare gje akoma.

  2. Kjo qe thote hajduti,kuptohet “Do i vjedhim votat per Shkodren me çdo kusht” Vete fjalia “Me çdo kusht” e verteton kete,e qe do te thote mund te ndodhe gjithçka! Bravo kryetar i kooperatives skipetare!

  3. Sipas sondazhit te fundit, 57,6% e shqiptareve jane te pakenaqur. Po mesa duket jane te pakenaqur me qeverisjen e opozites. Keshtuqe qeveria giyon me 57,6% te votave.

  4. Sipas sondazhit te fundit, 57,6% e shqiptareve jane te pakenaqur. Po mesa duket jane te pakenaqur me qeverisjen e opozites. Keshtuqe qeveria fiton me 57,6% te votave

  5. Ne fakt Shkodra eshte e vetmja Lule qe na mungon ne buqeten tone te sukseseve qeverisese.

    Edhe Shkodra meriton te shdrise si pjesa tjeter e Shqiperise. Ta ndertojme e ta zbukurojme.

  6. Duke e pare qe vetem shkodra ka ngelur mbrapa po ta marin keta te ps ka per tu zhvilluar ashtu sic cdo vend tjeter i shqiperis

  7. Vallaj mendoj se duhet te tregohen pak me te zgjuar shkodranet nese dun me pas zhvillim se sja kan pa hajrin PD

  8. Kelyshat e karakurvave mavi i kane emrat me 4-5 germa. Do plasi leku haptas fare ne Shkoder kte rradhe,por ne fund do morin kastravec fare

  9. Megjithese ka miliarda euro, megjithese i ka te gjitha pushtetet, Rama nuk e ben gjumin e qete

    po nuk e mori Shkodren. Ai e di se po nuk u dorezua Shkodra, nuk eshte dorezuar Shqiperia, se

    zjarri i lirine akoma nuk eshte shuar. Kete zjarr nuk arriti ta shuaje as regjimi komunist per 45

    vjet, megjithe dhunen, genocidin, propoganden .Renia e Shkodres ne 2023 do te ishte si renia e

    Skodres ne 1478 .

    1. Hahaha… I madh!

      Shiko, nqs. humbni dhe Shkodren ulni qepenat dhe mbylleni fare Partine a Foltoren a si e quani.

      S’jeni per Parti ju. Ju maksimumi jeni per ndonje shoqate folkloristike te tipit “Na bashkoi Lahuta”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *