• |
ide | kryesore

I’u vodhën 120 mijë € nga pastruesja, prokuroria nis hetimet edhe për ish-zyrtaren e Ahmetajt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
120 mijë, zyrtarja,



Seksioni i Posaçëm në Prokurorinë e Tiranës ka nisur hetimet për origjinën e parave të ish-zyrtares së lartë në Kryeministri, Alda Klosi. Asaj i’u grabitën 120 mijë euro, para dhe bizhuteri në banesën që kishte marrë me qira në “Rrugën e Kosovarëve” në Tiranë.

Sipas asaj që raporton News 24, hetimet po kryhen nga prokurorja Mirela Zavalani, për të zbuluar edhe mbi burimin e të ardhurave të ish-zyrtares së ministrisë Ahmetajt.

Ishte Klosi që bëri denoncimin në polici më 15 dhjetor, pasi ka kuptuar që paratë i mungonin në banesë. Autorë të ngjarjes dyshohet të jenë Rozeta Dobi, që këshilltarja e kishte punësuar si pastruese, dhe djali i saj Havier Dobi. Mësohet se ajo kishte vjedhur paratë në kohë të ndryshme, që dyshohet se ishte një mekanizëm për të mos rënë në sy.

Ditën që hynë në banesën e Alda Klosit, nënë e bir pasi morën shumën e konsiderueshme të parave bënë rrëmujë banesën për tu dukur sikur ishte një grabitje nga persona të tjerë. Në banesë dyshohet se ajo ka hyrë përmes një kopje të çelësit që Alda Klosi i kishte dhënë për të hyrë për të pastruar banesën.

Kjo skemë ndiqej nga pastruesja dhe për rastet të tjera, pasi për të ka të paktën 5 denoncime të tjera. Në total 49-vjeçarja akuzohet se ka vjedhur një shumë prej 700 mijë euro.

LEXO EDHE: Berisha: Pse policia mbajti sekret emrin e zyrtares ku u vodhën mijëra euro



10 Comments

  1. Tani, iu vodhen 120K apo 540K? Se nje here thoni 120 e nje here 540!

    Neser zgjoheni me mendje tjeter dhe e beni 690.

  2. Sa Eva Kaili paska pas ky vend.
    Prandaj kane vershu furishem Ahmetajt e qeverise me disa oligark ne bregdetin e jugut duke gllaberuar cdo meter ne emer te investitorit strategjik

    1. Gjynah që ja vodhën të shkretës, i kishte mbledh pak e nga pak për me ble një vilë te resorti “strategjik„ i burrit të Olta Xhaçkës!

      1. Kurvi i gjate me kurvat e tija ju rrjep per drita uje…..
        Pastaje milionat i bejne chorape per dobin dhe dobichet e tjere….

  3. Ofroj sherbime pastrimi per te gjithe zyrtaret e PS. Kenaqem me rroge minimale dhe me orar mbi 8 ore. Ofrojme sherbim korrekt dhe ne kohen e lire pastrojme oxhaqet. Ju lutem me kontaktoni. Numri im eshte ne redaksine e portalit. Fundejave punoje dhe pa rroge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *