• |
ide | kryesore

Shehaj: Të hetohen Rama e Xhaçka për kunatën e ministres

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Shehaj



Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka reaguar pas deklaratës që ministrja e Jashtme, Xhaçka dha në lidhje me investimet të bashkëshortit dhe familjes të saj.

Lexo më tej: Burrin investitor strategjik, Xhaçka: Shpifje, s’kam shkelur asnjë ligj 

Shehaj ka akuzuar ministren se, ka shkelur ligjet e vendit sa i përket statusit të investitorit strategjik dhe se drejtësia duhet të merret menjëherë me këtë çështje korruptive.

Postimi i Shehajt:

Është fyese për çdo shqiptar që ministrja Xhaçka me paturpësi dhe arrogancë del para mediave dhe shqiptarëve dhe thotë që asaj nuk i rëndon fare të qenurit njëkohësisht ministre e Jashtme dhe investitore strategjike e shpallur nga kryeministri.

Ministrja akuzoi sot opozitën se ka shpifur për shpalljen e bashkëshortit të saj si investitor strategjik.

Ministrja gënjen!

Cila ishte shpifja e opozitës? Që kompania AG.TCC u shpall investitor strategjik me vendimin e Ramës?

Që zoti Gaci, pronari i AG.TCC, është bashkëshort i zonjës Xhaçka?

Apo që mashtruan dhe shkelen ligjin duke përdorur kunatën e ministres për të fshehur gjurmët?

Opozita tha të vërtetën dhe tani është puna e organeve të drejtësisë që të gjykojnë mbi faktet kokëforta.

Së pari, Gykatës Kushtetuese për shkeljen e Kushtetutës dhe papajtueshmerinë e mandatit.

Dhe së dyti ,SPAK-ut, i cili duhet të hetojë shkeljen e ligjit nga Rama dhe një anëtare e qeverisë, që përdori mandatin e dhënë nga qytetarët për të pasururar veten dhe për të përvetësuar pasuritë publike.



1 Comment

  1. Do vijne sic thote Alfred Cako xhuxh ma xhuxhet te arestojne ramen ,se po te presim nga spaku ka mundesi qe rama te arrestoi gjithe spakun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *