• |
ide | kryesore

“Prokuroria ishte konfuze për 400 mijë eurot” flet avokati i pastrueses Rozeta Dobit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
dy dobet alda



Ka një diferencë të madhe mes 120 mijë eurove që Alda Klosi deklaroi të vjedhura në prokurori dhe 404 mijë eurove që u gjetën në shtëpinë e pastrueses së saj Rozeta Dobit. Të kujt janë thuajse 300 mijë euro, që rezultojnë pa pronar? Për këtë është pyetur avokati i pastrueses, i cili pranoi se ende nuk ka asnjë denoncim. Ai theksoi se hetimi do të tregojë se sa para i janë vjedhur zyrtares Alda Klosi.

Sot kam kërkuar nga organi i akuzës objektin e gjykimi, është për 120 mijë euro apo për shumën totale? Sot organi i akuzës ishte konfuz. Objekti i sotëm duhet të ishte vetëm mbi kallëzim e viktimës Alda Klosi, për diferencën do jetë hetimi i mëvonshëm që do të përcaktojë. Klosi ka pretenduar për shumën 120 mijë euro. Hetimi do të provojë që pretendimi i Klosit është i saktë, pra 404 mijë euro dhe bizhuteri që nuk e dimë ende çfarë vlere kanë do të konstatohet se kujt i përket kjo shumë. Mund të ketë persona që pretendojnë se është e tyre, mund të mos dalë asnjë denoncues; nëse del send pa zot, do t’i kalojnë shtetit”, shpjegoi avokati.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *