• |
ide | kryesore

Video/ Orsolini iluzionon Bolonjën, Atalanta përmbys me Koopmeiners e Hojlund: Verona nuk është më e fundit

-Instant, F1, Sport, Video
Orsolini



Fitore në transfertë për Atalanta dhe sukses brenda mureve të shtëpisë për Verona. Këto ishin rezultatet e ndeshjeve të së hënës në javën e 17 të Serie A. Bergamaskët goditën në fushën e Bologna, që iluzionoi me Orsolini. Pastaj të besuarit e Gasperinit arritën të rikthehen te fitorja me Koopmeiners e Hojlund. Nuk është më e fundit Verona, me Hellas që iu imponua 2-0 ndaj Cremonese, që tani mbyll renditjen.

BOLOGNA 1-2 ATALANTA

Atalanta mposhti Bologna 2-1 me përmbysje e iu rikthye fitoreve pas 4 ndeshjes. Bergamaskët arrijnë kështu Lazio e Roma në vendin e pestë të renditjes me 31 pikë. Vendasit kaluan në avantazh në tentativën e parë, me një të djathtë të Orsolini (6′). Goli i dedikuar Sinisa Mihajlovic nuk ndihmoi shumë vendasit. Dea nuk u shpërfaq në pjesën e parë, por në interval Gasperini gjeti lëvizjen fituese. Në fushë Boga në vend të Pasalic. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë i shërbeu Koopmeiners topin e golit të barazimit në minutën e 47. Pastaj, njeriu asist, shërbeu edhe për Hojlund, që shënoi 2-1 në minutën e 58.

VERONA 2-0 CREMONESE

Sfida mes vendeve të fundit të renditjes shkon për Verona, e tërhequr nga shpërthimet e Doig dhe një Lazoviç fantastik. Serbi, i cili nuk kishte shënuar saktësisht prej një viti, zhbllokohet dhe firmos dy herë në fitoren 2-0 kundër Cremonese. Ky është suksesi i parë i epokës Zaffaroni-Bocchetti, që ndërpreu një seri pa fitore që kishte zgjatur që nga 4 shtatori. Hellas kalon në renditje miqtë, asnjëherë në lojë dhe tani të fundit, duke arritur Sampdoria me 9 pikë. Tekniku i Cremonese, Alvini, rrezikon e shumë madje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *