• |
ide | kryesore

I kërkuar nga policia prej 9 vitesh, arrestohet 55-vjeçari në Kamëz

-Instant, Lajme, Të fundit
arrestimin



Policia e Shtetit ka vënë në pranga ditën e sotme 55-vjeçarin Naim Maloku në Kamëz. Maloku është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda. Ai u gjet fajtor për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Maloku është shpallur në kërkim në vitin 2014.

55-vjeçari është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Ëndrra e keqe”. Ky operacion u zhvillua mes policisë shqiptare dhe policisë greke, gjatë të cilit janë sekuestruar në total, në të dyja vendet 273 kg drogë, 4100 euro, si dhe janë arrestuar 6 shtetas, 3 në Shqipëri dhe 3 Greqi.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *