• |
ide | kryesore

Video/ “Mirë se vjen Sylvinho”: nga aeroporti në “Shtëpinë e futbollit”, FSHF i tregon brazilianit mikpritjen shqiptare

-Instant, F1, Sport, Video
Sylvinho



Sylvio Mendes Campos Júnior është prezantuar tani si trajneri i ri i kombëtares së Shqipërisë. Braziliani ka nënshkruar një kontratë 18 mujore me FSHF, deri në Euro 2024. Natyrisht kohëzgjatja e kontratës lidhet edhe me objektivin e përcaktuar për të dhe stafin e tij teknik. Bashkë me Sylvinho, si njihet braziliani, janë prezantuar edhe asistentët e tij Pablo Zabaleta dhe Doriva Guidoni Junior. E tani një video e publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit ka rrëfyer ditën e parë të brazilianit në Tiranë.

Lexo më tej: Video/ “Luhet me gjak e zemër, pastaj me skema”: Sylvinho prezantohet me synim kualifikimin në Euro 2024

Një rrugëtim nga aeroporti në kompleksin e kombëtares në Durrës, për të mbërritur te Shtëpia e Futbollit. E kështu, braziliani ka patur impaktin e parë me mikpritjen shqiptare. “Ne kemi shumë dëshirë që të bëjmë mirë, të sjellim rezultate pozitive, që ta çojmë Kombëtaren shqiptare në vendin e duhur. Për këtë arsye jemi këtu. Edhe kur takova Presidentin, këtë pashë tek ai. Dhe mendoj që edhe ai pa tek ne urinë dhe dëshirën për të sjellë rezultate pozitive. Dështirën për të bërë mirë dhe për t’i dhënë këtij projekti vazhdimësi. FSHF më bindi që të marr përsipër këtë punë dhe jemi të kënaqur. E besoj se do bëjmë një punë të mirë”, – tha trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho.

https://youtu.be/0VuxKWiWI7Q



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *