• |
ide | kryesore

Prostιtucion në një qendër masazhi në Tiranë, në pranga 2 punonjëset

-Instant, Lajme, Të fundit
qendër masazhi



Dy vajza janë vënë në pranga pasi shpërdoruan një qendër masazhi për të ushtruar prostitucionin. Në kërkim është shpallur edhe administratori i qendrës së masazhit.

Blutë njoftojnë se në pranga kanë rënë shtetaset K. H., 28 vjeçe dhe D. L., 20 vjeçe, të dy banuese në Tiranë. Po ashtu u sekuestruan 60 500 lekë të rinj, të dyshuara të përftuara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

“Tiranë/Evidentohet dhe goditet një rast tjetër i shfrytëzimit të qendrave të masazheve, për ushtrim të prostitucionit.

Vihen në pranga 2 shtetase, si dhe shpallet në kërkim administratori i kësaj qendre masazhi. Sekuestrohet një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, si rezultat i hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Extra”, arrestuan në flagrancë shtetaset:

– K. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

– D. L., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi K. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një qendre masazhesh. Vijon puna për kapjen e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në qendrën e masazheve, në Unazë të Re, që menaxhohej nga 23-vjeçari, u konstatua se shtetasja K. H. (motra e shtetasit K. H.), shfrytëzonte për prostitucion, një punonjëse në këtë qendër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 60 500 lekë të rinj, të dyshuara të përftuara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”- njoftimi i policisë.



6 Comments

  1. Hallexhijet i dini mire ku i keni ne cdo qoshe te Tiranes…. dhe merrni urdhra te bastisni keta ngaqe Kloseve dhe Vismartinajve u rruani bythen me kuptimin e pare te fjales!!!!!

    Morra te Rilindjea komuniste!

    1. po lejini te han buk o ju qifshin robt, a the se kapet kim filbin o moterqira

      po shiti veten robi ka shku ne pike te hallit

      ne vend ti pajisni me licence qe te mos abuzohen e mos te behen burim infeksioni, i fusni ne burg qe ti merrni noi leke..
      ptu rrace legene, skeni asnje ndryshim nga tutoret e rrugeve

  2. Per hir te se vertetes, sikur vetem per legalizimin e prostitucionit Zogu ka qene udheheqesi me i mire qe ka njohur ndonjehere ky vend!

    Pas Edi Rames!

    1. Madje termi “te reja” do zhdukur nga qarkullimi, se monedha LEK eshte nderruar ne vitet ’60 dhe nuk eshte më ‘e re’.
      Po Njeriu i Ri komunist dhe Patronazhisti i Ridhjerjes komuniste nuk e perdorin dot lekun ‘e ri’ dhe as e shprehin apo shkruajne dot, perfshire gazeptaret e portaleve!

    2. Lek-leku gjinia mashkullore. Po ti je rilindas dhe i thua lekëve leka në shumës o kurve mavi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *