• |
ide | kryesore

William dhe Kate shfaqen në publik pas akuzave të Harry

Paparazzi, Slider



Princi William dhe Princesha e Uellsi, Kate bënë paraqitjen e tyre të parë publike pas librit të Harry.

Çifti vizitoi Spitalin e ri Universitar Royal Liverpool  dhe pozuan me stafin e NHS. Kur mbërritën për herë të parë, një burrë bërtiti: “A keni ndërmend të komentoni ndonjëherë për librin e Harrit zotëri?”

Ata e injoruan pyetjen dhe, pasi u mirëpritën nga figura të larta të spitalit, filluan turneun e tyre në repartin e kujdesit kritik, duke takuar infermierët dhe stafin tjetër që kujdeseshin për pacientët e sëmurë rëndë.

Më herët sot, Mbreti Charles III ishte duke buzëqeshur dhe duke u shtrënguar duart e dashamirësve këtë mëngjes në Aboyne, Aberdeenshire në paraqitjen e tij të parë që nga botimi i libritit. Në të, Harry flet për marrëdhënien me familjen mbretërore, vecanërisht me Princ William.  Princi shkroi se William ka qenë kundra lidhjes së tij me Meghan dhe zbuloi një episod ku vëllezërit patën një debat.

“Gjithçka ndodhi kaq shpejt.  Ai më kapi për jakë. Më këputi gjerdanin dhe më rrëzoi në dysheme”. Rashë mbi tasin e qenit i cili më cau në shpinë. U shtriva për një moment, i trullosur. Më pas u ngrita në këmbë dhe i thashë të dilte jashtë”, shkruan Harry. Pas incidentit të supozuar, William dyshohet se u largua dhe u kthye për të kërkuar falje./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *