• |
ide | kryesore

Tritol banesës së shefit të Krimeve, dëmtohet shtëpia dhe makina

-Instant, Lajme, Të fundit
Pllumb Shpati



Një sasi tritoli ka shpërthyer në banesën e shefit të krimeve të Komisariatit në Shkodër, Pllumb Shpati. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50 në lagjen Dobraç. Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij.

Grupi i posaçëm hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 03:50, në lagjen Dobraç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, përpara banesës së shtetasit P. Sh., me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij. Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *