• |
ide | kryesore

Lazio thyen ‘agjërimin’ me Zaccagni e Felipe Anderson: Sassuolo në krizë të thellë

-Instant, F1, Sport, Video
Zaccagni



Në ndeshjen e drekës të javës së 18 të Serie A, Lazio mposhti 2-0 Sassuolo, duke fituar ndeshjen e parë të vitit 2023. Bardhekaltrit u rikthyen të marrin tre pikët, pas 3 ndeshjesh në të thatë. Në stadiumin Mapei, Sarri humbi Immobile pas vetëm 15′ për shkak të një problemi muskulor. Por për të tijtë u kujdes Zaccagni, me një penallti në shtesën e pjesës së parë, të zhbllokonte ndeshjen (48′). Në minutën e 94′ Felipe Anderson dyfishoi epërsinë, pasi dribloi edhe Pegolo. Emilianët në krizë të thellë: humbja e katërt radhazi dhe ndeshja e shtatë pa fitore.

Pasi pësoi 2-2 nga Empoli në ekstrem, Lazio falenderon kohët shtesë, vendimtare për marrjen e tre pikëve në fushën e Sassuolo. Një rezultat që e lejon Sarri të qëndrojë i mbërthyer në trenin e Europës. Një sukses pa të meta, pasi pas penalltisë së Zaccagni, që zhbllokoi një ndeshje të ekuilibruar, në pjesën e dytë bardhekaltrit luajtën më mirë. Lazio krijoi më shumë raste se emilianët, duke vulosur tre pikët me kundërsulmin e fundit të Felipe Anderson.

Lexo më tej: Tare paqe me Sarrin, festë e madhe familjare te Lazio: të dashurat e gratë, prezent për 123 vjetorin

E vetmja notë negative e pasdites në stadiumin Mapei ishte dëmtimi i muskujve të Immobile. Pedro e zëvendësoi shkëlqyeshëm, por sulmuesi napolitan me Milinkovic-Savic është i vetmi vërtet i pazëvendësueshëm në skuadër. Vazhdon momenti i keq i Sassuolos, që nuk ka fituar prej 24 tetorit. 4 humbje radhazi dhe tani Dionisi duhet të fillojë të shikojë nga pas shpine.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *