• |
ide | kryesore

Berisha: Qeveria po përpiqet të mbulojë vdekjen e Enver Sheshit

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar në një dalje për mediat vdekjen e Enver Sheshit, i arrestuar për aferën e inceneratorëve. Berisha tha se qeveria po mbulon vdekjen e tij dhe hodhi akuza të forta. Ai u shpreh se i kanë ardhur shumë denoncime, sipas të cilave Sheshi u vra pasi kishte pranuar të fliste.

Vendimet dramatike të ditëve të fundit, faktojnë edhe njëherë se ky është shteti i mafies , qeveria është mafia e shtetit. Jam këtu për të denoncuar edhe njëherë errësirën me të cilën qeveria të përpiqet të mbulojë vdekjen e të ndjerit Enver Sheshi, arrestuar për aferën e inceneratorëve.

Menjëherë pas komunikatës zyrtare e cila ngjallte më shumë dyshime se sqarime, nje breshëri mesazhesh vërshuan të cilët shprehnin dyhsime dhe bindje se i ndjeri Sheshi është viktimë e mafies së djegësve. Këto informata shtonin se Enver Sheshi, kishte vendosur të fliste. Pas kësaj xhelati mafioz i kësaj afere të tmerrshme, gjeti menyrën ta cojë në botën tjetër, dëshmitarin e rrezikshëm. Afera e djegësve është më flagrante. Ajo dëshmon se Edi Rama dhe ministrat e tij funksionuan si një organizatë kriminale.”



12 Comments

  1. Hajde Sale se ti i njef mir keto pun. Iku dhe ky si Trebicka. Sa vendosin te flasin keta, ikin para se te hapin goje. Po nuk hapi kahun Rama, Berisha dhe Meta nuk behet Shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *