• |
ide | kryesore

Letra që u la mbi varrin e Falcone pas arrestimit të bosit të Cosa Nostra

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
varrin



Pas arrestimit të bosit të Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro dikush la një letër mbi varrin e Giovanni Falcone, në kishën e San Domenico-s në Palermo. Aty ishte shkruar me shkronja të mëdha dhe me stilolaps të kuq: “Ia arritëm, Giova… Pas 30 vitesh!!!”. Në shënimi për Falcone që u vra nga mafia në 1992, nuk ka asnjë firmë.

Vetëm një datë, 16 janar 2023. Saktësisht dita e arrestimit të Messina Denaro, që ndodhi 30 vjet pas masakrave në Capaci dhe që ndryshuan vendin. Më pas ishin të shumta letrat dhe dedikimet që lanë njerëz të tjerë pranë kishës ku është varrosur prokurori i njohur. Imazhi u publikua në rrjetet sociale nga Fondacioni Falcone këtë të martë. Mbi varr ishte vendosur edhe një kurorë me dafina. “Një ditë e jashtëzakonshme” – ishte komenti i Fondacionit.

LEXO EDHE: Nga Spanja në Shqipëri/ Si ra në pranga bosi i “Cosa Nostra”

“Mënyra më e mirë për të kujtuar Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në përvjetorin e 30-të. U jemi mirënjohës shtetit dhe institucioneve që në këtë ditë gëzimi jemi në anën e duhur. Nga njëra anë arrestimi i bosit të fundit të masakrës Matteo Messina Denaro, kriminelit dhe të arratisurit më të keq të Italisë, në tjetrën besimi dhe shpresa që fitojnë. Ishte një i ri maturant që la në varr kurorën e dafinës në shenjë angazhimi” – thuhet në mesazh. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Keta jane heronjte qe shqiptaret bytheqira duan, por nuk i meritojne.

    Absolutisht asnje jete Prokurori nuk duhet te vdese per keta bytheqira primitive!

    Per momentin. Eshte ende heret.

    Vete fakti qe keta bytheqira kerkojne nje prokuror qe te vdesi per mekatet e tyre eshte skandaloze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *