• |
ide | kryesore

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi për tragetin Vlorë–Brindisi

-Instant, Lajme, Të fundit



Përkeqësimi i kushteve atmosferike edhe për shkak të erës së fortë ka pezulluar lundrimin e tragetit Vlorë-Brindisi. Trageti nuk do të niset sot drejt Italisë. Dy dite me parë ishte vendos pezullimi vetëm për mjetet e vogla lundruese ndërsa sot është pezulluar edhe trageti. Forca e detit jashtë gjirit të Vlorës shkon në 8 ballë.

Ditën e sotme, i gjithë vendi do të përfshihet nga reshje të dendura shiu. Sipas Institutit të Gjeoshkencave situata në veri të vendit pritet të jetë problematike. Gjatë ditës reshjet do të jenë me intensitet të ulët, por në mbrëmje do të intensifikohen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *