• |
ide | kryesore

Meryl Streep, pjesë e sezonit të tretë të Only Murders in the Building

Paparazzi, Slider



Selena Gomez ka zbuluar së fundmi se Meryl Streep do të jetë pjesë e sezonit të  ardhshëm të Only Murders in the Building.

Gomez shkoi në Instagram për të ndarë një video në të cilën ajo ishte e ulur mes dy aktorëve Steve Martin dhe Martin Short. “Djema! Jemi në xhirime! Sezoni 3! Banda është kthyer”, thotë artistja ndërsa kthen kamerën për të treguar dhe Andrea Martin dhe Paul Rudd.

“Epo, unë mendoj se mund të bëhet pak më mirë,” tha Rudd ndërsa Gomez tregon Streep. Martin postoi gjithashtu në Twitter një foto të tyre duke buzëqeshur dhe  përqafuar së bashku.”Xhirimet e sezonit 3 të kanë filluar! Një kast i mahnitshëm,” shkroi aktori në mbishkrimin e postimit.

Ndërkohë në një intervistë për Et, producenti i shfaqjes, Dan Fogelman foli për personazhet e rinj. “Gjithçka që do të them është se dyert hapen për ju kur keni Steve Martin, Martin Short dhe Selena Gomez në shfaqjen tuaj televizive dhe nëse ata bëjnë disa telefonata për ju,” vuri në dukje ai duke qeshur.

Sezoni i parë dhe i dytë, Only Murders in the Building po transmetohet tani në Hulu. Platforma e transmetimit nuk ka njoftuar zyrtarisht se kur do të publikohet sezoni 3./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *