• |
ide | kryesore

Era e fortë sjell probleme në Vlorë, disa zona mbeten pa energji elektrike

-Instant, Lajme, Të fundit



Në bazë të parashikimit, kushtet aktuale hidrometeorologjike janë përmirësuar ku deti dhe era në drejtimin JUG-JUGPERENDIM 7-8bft (ball) ka shkuar në 5-6bft (ball) trageti i linjës Vlorë-Brinidisi-Vlorë është duke mbërritur i cili mbërrin rreth mesditës. Mjetet e vogla dhe të peshkimit vazhdojnë të mbeten të pezulluara.

Era e fortë gjatë natës ka shkaktuar mungesë të furnizimit me energji elektrike në disa zona: 20 abonentë te zona e Pus Mezinit,Orikum, Dukat, Llogara, Radhimë, Kallarat, Bolene, Vranisht, Mesaplik, Terbac, Brataj, Velc, Bashaj, Sevaster, Gorisht, Dushkarak dhe Mazhar.

Sa i përket zonave të tjera, furnizimi me energji elektrike vazhdon normalisht. Ndërkohë, niveli i Vjosës arriti mbrëmë në 6:30 metra duke dalë pak në pjesën e pazarit dhe sot sërish është rikthyer në shtrat megjithatë do të mbahet në monitorim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *