• |
ide | kryesore

Video/ Gjimshiti titullar, Atalanta thërmon Spezian: derbi zikaltër në çerekfinale të Kupës së Italisë

-Instant, F1, Sport, Video
Gjimshiti



Atalanta-Spezia është sinonim i golave. U kuptua në kampionat, me rikthimin e guximshëm të bergamaskëve dhe shfaqja u përsërit në Kupën e Italisë. Zikaltrit ia dolën, fituan 5-2 dhe fluturuan në çerekfinale, ku do të gjejnë Inter. Pjesa e parë përfundon me rezultatin 3-2, me protagonistin absolut Lookman. Dygolësh për të e Hatebour fiksoi trisin. U rikthye në formacionin titullar Gjimshiti, duke dhënë një provë të mirë për Gasperinin. Në pjesën e dytë hyri në lojë edhe Højlund, duke nënshkruar pokerin dhe duke qenë iniciator në autogolin e Ampadu.

Lexo më tej: Video/ Ballardini bën mrekullinë në debutim: Cremonese eliminon Napolin me penallti në Maradona

Pas 8-2 në kampionat me Salernitanën, Atalanta kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë me një tjetër goleadë. Tani një derbi zikalët, sepse përballë do të jetë Inter. Pesë gola kundër një Spezia plot dëshirë, që e mbajti ndeshjen gjallë deri në kryeveprën e Hojlund. Gjimshiti u kthye nga minuta e parë në një ndeshje ritmike: dygolësh i Lookman në 12 minutat e para, më pas Ekdal shkurtoi diferencën. Hateboer zgjatet me një të majtë të bukur, por Verde riktheu ligurët në ndeshje. Pas 45 minutash pesë gola, plus një të anuluar dhe një traversë nga Zapata. Në pjesën e dytë Spezia provoi të bënte më shumë, por e majta e Hojlund i tronditi. Një predhë që Zovko as nuk arriti ta shohë. Pastaj autogoli i Ampadu mbylli ndeshjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *