• |
ide | kryesore

Video/ Ronaldo nuk harron “vesin”, dy gola në debutim e ‘siuuu’ para Messi: PSG mund 4-5 seleksionin saudit

-Instant, F1, Sport, Video
Ronaldo



Nuk harron kurrë të lërë gjurmë të thella, edhe kur është 38 vjec. Cristiano Ronaldo magjeps Arabinë Saudite me dygolëshin në debutimin e tij. Portugezi ishte pjesë e seleksionit saudit që u përball në miqësoren e luksit me PSG. Dy rivalët e vjetër CR7 e Lionel Messi janë vënë edhe njëherë përballë: Ronaldo ishte fitues i duelit individual e  argjentinasi fitues i ndeshjes. Dy gola për Ronaldo kundër një të kampionit të botës, që udhëhoqi PSG në fitoren 4-5. Një sukses që vlen edhe 10 milionë euro për francezët.

Dy yjet në perëndim, u takuan në Lindjen e Mesme, duke u mjaftuar me një shtrëngim duarsh. Një gjest relativisht i ftohtë, si për të treguar se ishin më të përqendruar te ndeshja. Argjentinasi u bë protagonist, duke shënuar golin e avantazhit për skuadrën parisiene, falë asistit të Neymar që në minutën e tretë. Përgjigja erdhi nga ai që pritej më shumë. Ronaldo u përgjigj në minutën e 34′, me një penallti të fituar e të realizuar nga vetë ai. Avantazhit të dytë të Marquinhos iu përgjigj sërish portugezi. Ronaldo goditi shtyllën e më pas përfitoi nga gabimi i Serxhio Ramos për të çuar topin në rrjetë në shtesën e pjesës së parë.

Lexo më tej: Messi e Ronaldo ‘shah’ në Arabinë Saudite: lajmi i bujshëm përcakton edhe skuadrën e argjentinasit

Edhe pse me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të Bernat, PSG triumfoi 4-5. Ramos me penallti, Mbappe e Etikite vulosën fitoren e francezëve. Ndërsa, pas një ore në fushën e lojës, Ronaldo e Messi, e panë pjesën e mbetur nga pankina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *