• |
ide | kryesore

Era e fortë dëmton çatinë e dy shkollave në Kolonjë, zhvendosen në ambiente të tjera nxënësit

-Instant, Lajme, Të fundit



Moti i keq ka përfshirë vendin dhe ka sjellë dëme në rrugë në shtëpi e në shkolla. Shkolla 9-vjeçare në Selenicë dhe shkolla fillore në Shalës, të dyja në bashkinë Kolonjë, kanë pësuar dëmtime në çati. Kjo ka ardhur si pasojë e erës së fortë. Këto dëmtime janë të lehta dhe jo problematike.

Në të dyja shkollat vijon mësimi (shkolla e Selenicës është një godinë e madhe dhe po vijohet mësim te pjesa që nuk ka probleme, ndërsa në Shalës po zhvillohet në një ambient tjetër). Ekipet e punës ndodhen në terren për të bërë të mundur riparimin çative për rikthimin e nxënësve ditën e hënë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *