• |
ide | kryesore

Kapen tre shtetas turq në Rinas, tentuan të kalonin me dokumente të falsifikuara

-Instant, Lajme, Të fundit



Tre shtetas turq janë arrestuar nga policia në Rinas pasi tentuan të kalonin kufirin me mjete identifkimi të falsifikuara. Policia kishte informacione se njëri prej tyre, 38 vjeçari H.A po tentonte të ndihmonte dy bashkëatëdhetarët e tij të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara. Si rrjedhojë u arrestuan në flagrancë shtetasit I. C., 34 vjeç, R. B., 19 vjeç dhe H. A., 38 vjeç.

Ndërkohë u sekuestruan dokumentet të cilat këta persona i kishin falsifikuar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *