• |
ide | kryesore

Protesta në Suedi, digjet Kurani; Turqia reagon ashpër

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Protestat e mbajtura të shtunën në Stokholm kundër kërkesës së Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, që përfshinë dhe djegien e një kopje të Kuranit, rritën ndjeshëm tensionet me Turqinë, në një kohë kur vendi nordik, ka nevojë për mbështetjen e Ankarasë për të siguruar anëtarësimin në aleancën ushtarake.

“Ne dënojmë tejet ashpër sulmin e ndyrë ndaj librit tonë të shenjtë. Lejimi i këtij akti anti-islam, i cili vë në qendër muslimanët dhe fyen vlerat tona të shenjta, nën maskën e lirisë së shprehjes është krejtësisht i papranueshëm”, thuhet në një deklaratë të ministrisë së Jashtme turke.

Deklarata e saj u lëshua pasi një politikan me qëndrime anti-emigrantëve, i cili i takon krahut të ekstremit të djathtë, dogji një kopje të Kuranit pranë ambasadës turke në Stokholm. Ministria turke i kërkoi Suedisë që të ndërmarrë veprimet e nevojshme kundër autorëve dhe ftoi të gjitha vendet të ndërmarrin hapa konkretë kundër islamofobisë.

Po në Stokholm u mbajt një tjetër protestë, në mbështetje të kurdëve dhe kundër kërkesës së Suedisë për t’u bërë pjesë e NATO-s. Ndërkohë një grup demonstruesish pro-turq zhvilluan gjithashtu një tubim përpara ambasadës. Të tre protestat kishin lejen e autoriteteve policore.

Ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom tha se provokimet islamofobike ishin diçka e tmerrshme.

“Suedia ka një liri të gjerë të shprehjes, por kjo nuk nënkupton që qeveria suedeze, apo unë, mbështesim mendimet e shprehura”, shkruante zoti Billstrom në një postim në Twitter.

Djegia e Kuranit u krye nga Rasmus Paludan, udhëheqës i partisë politike daneze të ekstremit të djathtë, Linja e Fortë. Zoti Paludan, i cili ka gjithashtu dhe nënshtetësi suedeze, ka zhvilluar një sërë demonstratash në të kaluarën, gjatë të cilave ka djegur Kuranin.

Zoti Paludan nuk i është përgjigjur një kërkese për koment. Në lejen që ai ka marrë në polici, thuhet se protesta e tij, u mbajt kundër Islamit dhe asaj që e quajti përpjekje e presidentit turk Tajip Erdogan për të ndikuar në lirinë e shprehjes në Suedi.

Disa vende arabe, mes tyre Arabia Saudite, Jordania dhe Kuvajti, denoncuan djegien e Kuranit. “Arabia Saudite bën thirrje për përhapjen e vlerave të dialogut, tolerancës dhe bashkëjetesës dhe refuzon urrejtjen dhe ekstremizmin”, thuhej në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme saudite.

Turqia anulon vizitën në Ankara të ministrit suedez të Mbrojtjes

Prostestat u bënë shkak dhe që ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar të anulonte vizitën e planifikuar për në datë 27 janar në Ankara, të homologut të tij suedez.

Demonstratat kanë ndezur më tej tensionet mes Stokholmit dhe Ankarasë lidhur me çështjen e anëtarësimit të Suedisë në NATO. Suedia ka nevojë për miratimin e të gjitha vendeve, përfshirë Turqinë, në mënyrë që t’i bashkohet aleancës ushtarake.

“Në këtë pikë, vizita e ministrit suedez të Mbrojtjes Pal Jonson në Turqi më 27 janar është e pakuptimtë. Ndaj dhe e anuluam atë”, tha të shtunën zoti Akar.

Zoti Jonson do të udhëtonte drejt Ankarasë me ftesë të homologut të tij turk me shpresën për të nxitur Turqinë që të miratojë kërkesën e vendit të tij për t’u bërë pjesë e NATO-s.

Në një reagim të tij zoti Jonson tha se ai dhe zoti Akar ishin takuar të premten gjatë një konference të aleatëve perëndimorë në Gjermani dhe kishin vendosur të shtynin takimin e planifikuar.

“Marrëdhëniet me Turqinë janë shumë të rëndësishme për Suedinë dhe ne mezi presim të vazhdojmë dialogun për çështje të përbashkëta të sigurisë dhe mbrojtjes në një datë të mëvonshme”, shkruante ai në Twitter.

Suedia dhe Finlanda aplikuan vitin e kaluar për t’iu bashkuar NATO-s, pas sulmit rus në Ukrainë, por kërkesa e tyre duhet miratuar nga të 30 vendet anëtare. Turqia ka thënë se Suedia në veçanti, duhet që fillimisht të mbajë një qëndrim më të qartë kundër atyre që i sheh si terroristë, kryesisht militantët kurdë si dhe një grup që e fajëson për një përpjekje për grusht shteti në vitit 2016.

Në vitin 2022 Finlanda dhe Suedia nënshkruan një marrëveshje trepalëshe me Turqinë, me synimin për të kapërcyer kundërshtimet e Ankarasë për anëtarësimin e tyre në NATO. Suedia thotë se ka përmbushur detyrimet e saj bazuar në marrëveshje, por Turqia kërkon më shumë, përfshirë ekstradimin e 130 personave që i konsideron si terroristë.



6 Comments

  1. Djegia e Kuranit ne menyre demonstrative dhe me leje zyrtare, ndonese e justifikuar me veton e Turqise per anetaresim ne NATO, te Suedise dhe Finlandes, nuk eshte tregues i lirise se shprehjes, por nje akt naziskin dhe i denueshem edhe moralisht.

    Liria e suedezeve nuk mund te cenoje lirine e mbi 1 miliarde muslimaneve per ta quajtur te shenjte Kuranin, pavaresisht interpretimeve te ndryshme te tij ne vendet me popullsi muslimane.

    Aktet apo gjestet kunder feve, simboleve te tyre apo diskriminimi i njeres fe ne vecanti, nuk eshte tjeter veçse deshmi e frymes se intolerances, shkeljes se te drejtave te njeriut, nxitje e perplasjeve mes civilizimeve dhe besimeve ne Europe.

    Lejimi i metejshem i ketyre akteve do te risillte skenat qe Europa perjetoi para dhe gjate Luftes se dyte Boterore.

  2. KUSH DJEG KURANIN KA DJEGUR TE ARDHMEN E VET DUAJENI VETEN MOS U ZHGENJENI thotë:

    KURANI FISNIK ESHTE. UDHEZIM DHE MESHIR PER MBAR BOTNAT KESHTU E KA CILESUAR ZOTI UNIVERSI NE FORME TE SHKRUAJTUR KESHTU E KAN CILESUAR SHKENCATARET. NE SI NJEREZ DUAM VETEN NUK PRANOJME PADREJTESI TE NA BEHET. DUMAM BUKEN UJIN AJRIN MJETET E JETES ARGETIMIT EKZISTENCEN LUMTURIN.SHPETIMIN.KURANI NA I MESON TE GJITHA NJERIT PREJ NJERZEVE TOKEN ME CFAR KA PO TI JEPET NUK NGOPET PO PER TE GJITH NUK MJAFTON AS GJITHESIJA. KURANI NA MESON SE SI PASTROHET SHPIRTI DHE FRENOHET EGOJA. NE NGA EGOJA PER PUSHTET PROJEKTOJM ARMIKUN. DHE PO VETSHKATRROHEMI KURANI NA MESON SE SI NGA ARMIQ PERMES VLERAVE VIRTYTIT KTHEHEMI NE VLLEZER. KURANI TREGON SE SI MEKATAREVE NGA MEKATI DHE MOSPENDIMI JU VDES ZEMRA DHE PSE JETOJNE U IKEN NDJESHMERIJA PER MIRE VEPROJNE SI TE DEHUR PA NDJER CFAR BEJNE. PO KURANI NA MESON SI GJALLEROHET ZEMRA ME MENDIME FJALE DHE VEPRA TE MIRA SI THOT PO KURANI. KESAJ QE PO VEPROHET KUNDER VETES ESHTE NJE MESAZH I QARTE DHE ALA M VETSHKATRRIM I NJERZIT KUNDER VULLNETIT VET PO ALL NJE CAKU HYJNOR QE QUHET NDESHKIM ZOTI E DIN SI DHE KUR OSE NJE VETKUPTIMI DHE NDRYSHIMI NJERZOR QE QUHET PENDIM. KU TEK SEJCILI TE TRIUMFOJNE E MIRA MBI TE KEQEN DHE PER ALL NJERITJETRIT TE SILLEMI ME ME MESHIR FLAJE TOLERANC MIRKUPTIM QE QUHET PAQE KURANI ESHTE SISTEM EKUJLIBRUES JETE VULA ZGJILLJE E ILACI SHERUES I SEMUNDJES SHEKULLIT ME EMRIN PADREJTESI. ME KURANIN NUK HUMBET ASKUSH DIKUSH CLIROHET NGA E KEQA DHE I LARGOHET NDESHKIMIT GJE QE FITON DHE PJESA TJETER PERSERI FITON HAKUN QE I TAKON. I LARTESUAR ESHTE AI QE GJITHCKA KRIJOJ ME PERSOSMERI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *