• |
ide | kryesore

Berisha: Rama ka biseduar me McGonigal për investime ruse në vend

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Sipas Berishës, kryeministri Rama ka biseduar me McGonigal për investime ruse në Shqipëri. Ndërsa shtoi se kur e denoncoi këtë lidhje ruse të tij në parlament Rama reagoi duke thënë se është krenar për miqësinë me të.

“Edi Rama përdori ish-oficerin e policisë sekrete për hetime kundër opozitës në Nju Jork. Dokumentet e Ministrisë së Drejtësisë faktojnë se nga zyra e kryeministrit, Agron Nezës iu dhanë të dhëna konkrete për qytetarë amerikanë që lobonin për opozitën. Këto u vunë në survejim nga aseti i burimeve ruse, McGonigal.

Edi Rama ka biseduar me McGonigal për investime ruse në Shqipëri, sipas të dhënave publike. Se imagjinoni se çfarë ka dosja në fshehtësi. Nuk them se u takuan në Davos, por ai po kthehej në Europë. Ka rëndësi se Edi Rama, kur e denoncova në parlament këtë lidhje ruse të Edi Ramës, këtë lidhje me një aset të rrezikshëm, Edi Rama reagoi si vijon: Jam krenar për miqësinë që kam me të!”-tha Berisha.



15 Comments

  1. O BUDALLA ! RAMA E KA KUPTU QE AMERIKES PO I BIN BREKET PRANAJ LUN ME DY PORTA. E CA TE KEQE KAN INVESTIMET RUSE APO SI AI BANKERS I NAFTES QE NUK PAGUN ASNJ I TAKSE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *