• |
ide | kryesore

Juventus tani duhet të bëjë llogaritë me Uefa-n: kupat europiane në rrezik

-Instant, Sport
Juventus



Në mbledhjen e komitetit ekzekutiv të UEFA-s nuk është planifikuar një diskutim mbi çështjen e fitimeve kapitale që përfshin Juventus. Megjithatë, nuk përjashtohet që në qeverinë europiane të futbollit të nisin të flasim për temën. Kjo natyrisht duke pasur parasysh edhe rëndësinë e saj. Sipas raportimit të La Stampa në edicionin e sotëm, mund të nisin sanksionet edhe nga UEFA. Kjo sigurisht, vetëm “nëse dalin prova për antisportivitet ose shkelje të Fair play-it financiar”. Megjithatë, “çdo masë mund të merret vetëm pasi procesi gjyqësor të përfundojë plotësisht”.

Përjashtimi i mundshëm i Juventus nga kupat europiane do të bëhej në rast të kualifikimit të parë të bardhezinjve për një nga tre turnetë e organizuar nga UEFA. Nuk ka rëndësi nëse është Champions League, Europa League apo Conference League. Juventus mund të kualifikohet në kupat europiane falë pozicionimit në Serie A ose duke fituar Kupën e Italisë ose Europa League. Në rast të suksesit në një nga dy trofetë kombëtarë, apo atë europian, UEFA mund të ndërhyjë. Kjo do të thotë, ndalim i pjesëmarrjes së bardhezinjve në turnetë e saj.

Lexo më tej: Uefa kap “mat” Juventus: për t’i shpëtuar dënimit të rëndë, bardhezinjtë duhet të braktisin Super League

Rreziku është evident edhe nëse kursi i ri i drejtuesve të marrë një qëndrim të qartë për distancimin nga projekti Super League. Në këtë rast përgjigja e procesit të fitimeve kapitale, nëse do të konfirmohej, do të linte pak hapësirë për mundësinë që UEFA të shmangte sanksionimin e Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *