• |
ide | kryesore

Mjegull e dendur në aksin Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë, policia apel shoferëve për kujdes

-Instant, Lajme, Të fundit

Mjegulla e dendur ka mbuluar mëngjesin e sotëm qytetin e Gjirokastrës, por edhe akset kombëtare.


Mësohet se mjegulla është e pranishme dhe në aksin Tepelenë – Gjirokastër – Kakavijë, teksa ka sjellë vështirësi në qarkullim dhe lëvizja është më e ngadaltë. Policia iu ka bërë apel drejtuesve për kujdes të shtuar përgjatë kësaj zonë për shmangien e aksidenteve.


Ndërkohë temperaturat janë relativisht të ulëta. Në orën 09:30 termometri shënonte 7 gradë celsius.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.