• |
ide | kryesore

Triumfi i 10 në Melbourne: Djokovic dominon Australian Open dhe kthehet numri 1 i tenisit në planet

-Instant, Sport
Djokovic



Novak Djokovic fiton Australian Open për të dhjetën herë në karrierën e tij. Në Melburn, serbi mundi grekun Stefanos Tsitsipas 6-3, 7-6(4), 7-6(6) pas 2 orë e 56 minutash lojë. Suksesi i 22 Slam në karrierë për Djokovic, që arrin kështu Rafael Nadal. Falë suksesit ndaj grekut Tsitsipas, Nole bëhet numri një i ri në botë, duke kaluar Carlos Alcaraz. Ndërsa 24-vjeçari nga Athina, në humbjen e dytë në një finale të Major, është i treti në renditje.

Novak Djokovic shkruan një tjetër faqe në historinë e tenisit. Serbi mposhti Stefanos Tsitsipas në finalen e Australian Open dhe rrëmben gjithçka. Suksesi i dhjetë në karrierë në Melburn, Grand Slam i 22 që vlen barazimin me Nadal dhe pozicionin si numri një në botë. Përfundon 6-3, 7-6(4), 7-6(5) për Nolen, i cili triumfoi duke humbur vetëm një set në të gjithë turneun.

Lexo më tej: Video/ Djokovic, mesazhi i fshehtë në një shishe: imazhet bëhen virale në rrjetet sociale

Djokovic përditësoi kështu shifrat e tij të pabesueshme. Fitorja e dhjetë në po aq finale në Australian Open për serbin. Nole barazon me një rekord të cmendur prej 22 Grand Slam të fituar, spanjollin Rafael Nadal. Serbi kthehet të jetë numri një në botë, në renditjen e ATP, duke nisur nga 30 janari. Stefanos Tsitsipas, nga ana tjetër, pëson humbjen e dytë në një finale të madhe, sërish kundër Djokovic, pas asaj në Roland Garros 2021. Kështu greku duhet të kënaqet me vendin e tretë në renditjen e ATP.

NOLE: “FITORJA MË E BUKUR E KARRIERËS SIME”

“Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm për mua, familjen dhe stafin tim. E di që ndonjëherë duhet të tolerosh aspektin më të keq të karakterit tim. Por ky trofe është i juaji po aq sa i imi”. Kështu tha Novak Djokovic gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve. Serbi kthehej në Melburn pas rastit të vitit të kaluar, kur u ndalua dhe më pas u dëbua nga territori australian, pasi nuk ishte vaksinuar kundër Covid. “Ishte një nga turnetë më të vështirë për mua, duke marrë parasysh rrethanat pasi nuk munda të vij vitin e kaluar. Falënderoj të gjithë njerëzit që më lejuan të kthehem këtu. Vetëm familja ime dhe stafi im e dinë se çfarë kam kaluar në këto javë të fundit. E mendoj se është fitorja më e bukur e jetës sime”, shtoi ai. “Unë e përgëzoj Ttistipas për turneun e madh. Ne të dy vijmë nga dy vende të vogla si Greqia dhe Serbia dhe të dy jemi dëshmi se edhe nga askund ëndrrat mund të realizohen. E se gjithnjë mund t’ia dilni”, shtoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *