• |
ide | kryesore

Video/ Shtatë gola e spektakël në Laç: nga dy gola poshtë, Mezani përmbys Teutën dhe mendon Europën

-Instant, F1, Sport, Video
Mezani



Fitore spektakolare e Laçit, që arriti të triumfojë me përmbysje përballë Teutës brenda në shtëpi. Bardhezinjtë rrëmbejnë një sukses të jashtëzakonshëm në javën e 19 të Superiores, duke hedhur sytë nga Europa. Mezani mund të buzqëeshë. Pasi e pa veten nën dy gola, njerëzit e tij më me kualitet Ujka, Adeleke (dygolësh) e Babatunde rrëzuan Teutën.

Sfida nisi mjaft mirë për miqtë, që kishin entuziazmin e rezultateve të fundit. Martini e kishte orientuar skuadrën agresive dhe në këtë mënyrë morën avantazhin e dyfishtë. Në katër minuta durrsakët shënuan dy herë, me protagonist Kallakun. Fantazisti i ardhur në janar peneloi krosimin për Lorenco Vilën, që me kokë shënoi në minutën e 12′. Pastaj, Kallaku mori përsipër penalltinë, duke dyfishuar rezultatin në të 16’.

Ishin vetëm esencat e para të një ndeshje për të mos u humbur. Bardhezinjtë e teknikut Mezani, në harkun e dy minutave, barazuan rezultatin. Një blitz nën shenjën e Babatunde. Nigeriani në të 22′ gjeti Adeleken në zonë, që e pati të thjeshtë të mposhte Qirkon. Pastaj, në të 24’, Babatunde lëshoi një të majtë nga jashtë zone që përfundoi në rrjetë për golin e 2-2.

Teuta e ndjeu goditjen dhe e pati të vështirë të qendronte në lojë. E kundërta me Lacin, që kishte marrë zemër. Kurbinasit tentuan disa herë portën durrsake, duke gjetur të mbyllur kundërshtarin. Teuta shpresonte të ruante pikn, por planet i prishi Ujka. Mesfushori shënoi nga distanca me një goditje precize, duke kaluar bardhezinjtë për herë të parë në avantazh. Rezultatin e siguroi pastaj kundërsulmi i Adeleke, që kompletoi pokerin kurbinas. Një gol që merr vlerë edhe më shumë, kur Gruda në shtesë e bëri rezyultatin 4-3. Kështu Laçi harron mbijetesën dhe hedh sytë nga Europa. Ndërsa Teuta nga ana tjetër, vazhdon të vuajë në vendin e parafundit.

GOLAT E NDESHJES

 

 

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *