• |
ide | kryesore

Mbyllja e gjykatës së Apelit, kreu i Dhomës së Avokatisë Shkodër: Çështja do shkojë në Gjykatën Kushtetuese

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ditë para shkrirjes së gjykatave dhe nisjes zyrtarisht të skemës së re të sistemit gjyqësor, kryetari i Dhomës së Avokatisë në Shkodër, Anton Kosteri, kundërshton këtë model. Ai thotë se çështjen do ta ndjekin deri në fund përmes Gjykatës Kushtetuese. Kosteri tregon edhe penalizimet që sipas tij kanë qytetarët e të gjithë veriut, të cilët tashmë i drejtohen Tiranës. Kreu i Dhomës së Avokatisë Shkodër thotë se Gjykata e Apelit në Tiranë nuk ka kapacitetet për t’i shërbyer qytetarëve dhe nga Shkodra drejt Tiranës dërgohen mbi 2000 dosje.

Reagimi tani do jetë në instanca të larta. Çështja do shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Proçeset do gjykohen në Gjykatën e Apelit Tiranë. Tani njerëzit e kanë kuptuar se lufta jonë kishte një kuptim.

Do mësohemi sepse do vazhdojë puna njësojë, tarifat do rriten. Problematikat do reflektohen në xhepat e qytetarëve që kanë probleme me ligjin. 2100 dosje mund të gjykoheshin për 1 vit në Shkodër, tani nuk dihet kur do gjykohen.

Kanë qenë 24 punonjës të administratës, do mbesin vetëm 3. Nuk dihet fati i të tjerëve në gjykatën e apelit Shkodër. Mbetet për tu parë në vazhdim. Me ndërtesën e ndërtuar në vitet e fundit nuk dihet çfarë do të bëhet. Shpresojmë të mos mbesë si shtëpia e mushkajës, siç ka qenë më parë“- ka thënë ai.

Në total, në gjykatën e Tiranës eksportohen 37 mijë dosje nga e gjithë Shqipëria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *