• |
ide | kryesore

Akuzohej për trafik droge, ish-sulmuesi i Juventus Michele Padovano i pafajshëm në apel

-Instant, Sport
Padovano



Michele Padovano, ish-sulmuesi i Juventus, Napoli dhe Genoa, u lirua në Torino nga të gjitha akuzat. Mbi ish-futbollistin rëndonte akuza kryesore për lidhje të finalizuar të trafikut të substancave stimuluese. Vendimi u shpreh në fund të procesit të përsëritjes së apelit, i cili ishte urdhëruar nga Gjykata. Padovano ishte përfshirë në vitin 2006 në një hetim nga zyra e prokurorit të Torinos për trafikun e hashashit. Në shkallë të parë, prokuroria publike kishte kërkuar 24 vjet burgim. Më pas, Gjykata e kishte anuluar me rigjykim dënimin prej gjashtë vjet e tetë muaj burg.

Lexo më tej: Ish-trajneri i Dinamos lirohet nga burgu: do të kryejë punë në shërbim të komunitetit

“Ne nuk kemi dyshuar kurrë në pafajësinë e klientit tonë – deklaruan mbrojtësit ligjorë të ish-sulmuesit. Avokatët Michele Galasso dhe Giacomo Francini vlerësuan faktin se “Padovano pati forcën të vazhdonte të besonte te drejtësia, pavarësisht një cështje kaq të gjatë, të ndërlikuar dhe të trazuar. Jemi shumë të lumtur që ekzaminimi i thelluar nga Gjykata e Apelit i ka rikthyer më në fund dinjitetin dhe jetën Padovano”, përfunduan avokatët.

Pas vitesh në nivele inferiore e me skuadra të vogla, performancat e Padovano ranë në sytë e Juventus. Ishte tekniku Marcello Lippi, që kërkoi firmën me lojtarin në verën e vitit 1995. Me Juventus, ai fitoi  UEFA Champions League në vitin 1996, duke shënuar një gol në cerekfinale kundër Real Madrid. Padovano ishte protagonist edhe në finalen me Ajax, duke goditur një prej penalltive, që i dhanë bardhezinjve trofeun.

Gjatë kohës së tij me Juventus, Padovano mori edhe thirrjen e vetme nga kombëtarja e Cesare Maldini. Ai luajti në fitoren 3–0 në shtëpi kundër Moldavisë, në 29 mars 1997. Padovano u fut në fushë në minutën e 68 minutes, duke zëvendësuar debutuesin Christian Vieri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *