• |
ide | kryesore

Video/ Kumbulla katastrofik, Cremonese në gjysëmfinale të Kupës: pas Napolit eliminon edhe Romën

-Instant, F1, Sport, Video
Cremonese



Cremonese mposhti Romën 0-2 dhe kaloi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ku do të takohet me Fiorentinën në prill. Skuadra e Ballardini, që kishte pushtuar tashmë në 1/8 edhe “Maradonën” e Napolit, del triumfuese nga Olimpico, duke vazhduar rrugën e ëndrrave. Dessers u kujdes për zhbllokimin e ndeshjes me një penallti (28′). Një gabim flagrant i Marash Kumblla detyroi Rui Patricio të shkaktonte 11 metërshin. Mourinho e revolucionarizoi skuadrën në pjesën e dytë, por u befasua nga autogoli i Celik në minutën e 49′. E pavarësisht hyrjes së Abraham dhe Dybala, verdhekuqtë nuk arritën të rregullojnë një mbrëmje shumë të keqe. Goli i Belotti në minutën e parafundit të shtesës ishte i kotë.

Lexo më tej: Video/ Ballardini bën mrekullinë në debutim: Cremonese eliminon Napolin me penallti në Maradona

E jashtëzakonshme Cremonese. Pas Napolit vjen suksesi i dytë i madh, kuqegritë kalojnë 2-0 në Olimpico dhe shkojnë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Fiorentinës. Avantazhi i penalltisë së Dessers, ishte shpërblimi i duhur në pjesën e parë për lombardët. Cremonese ishte e vendosur më mirë se një Romë që stonoi me linjat e dyta. Me kthimin në fushë për pjesën e dytë Mourinho futi Dybala, Matiç, Zaleëski dhe Smalling. Por pas pak minutash erdhi dushi i ftohtë me autogolin e Celik. Roma me tërbim u hodh përpara, edhe Abrahami në fushë për një ekip të çekuilibruar. Cremonese rezistoi edhe pse Belotti shkurtoi diferencën. Në fund, është një festë e gjitha për Cremonese.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *