• |
ide | kryesore

Kupa e Shqipërisë/ Teuta rrezikon në derbi, Kukësi ka nevojë për një fitore ndaj Apolonisë: ja për çfarë luhet

-Instant, Sport
Kukësi



Rezultate për tu konfirmuar, disa për tu përmbysur e të tjera krejtësisht të hapura. Ka gjithcka në kthimin e raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë, me 16 skuadra që kërkojnë një vend në tetë më të mirat e turneut. Pretendentët kryesorë janë me një këmbë në turin tjetër në fakt, pas fitoreve në ndeshjet e para në transfertë, me ndonjë përjashtim të vogël si Kukësi që pas 0-0 në transfertë ka nevojë për një fitore për tu kualifikuar ndaj Apolonisë. Partizani duhet të ruajë 3-1 e Peshkopisë kundër Korabit, Tirana pret Lushnjen me një tris në favor.

Kastrioti ka një avantazh të besueshëm 3-1 ndaj Dinamos, kur të luajnë kthimin në Kamëz, por momenti është ai që penalizon skuadrën e Memës. Krutanët janë të fundit dhe nuk e kanë edhe shumë mendjen tek Kupa. Fituese në Korcë me një gol, Egnatia duhet të bëjë kujdes përballë Skënderbeut. Rrogozhinasit, megjithatë, pasi ndalën Partizanin në kampionat, nuk e kanë të pamundur ta bëjnë edhe kundër skuadrës së Gvozdenovic. Në pozita komode janë edhe Laçi e Vllaznia. Kurbinasit kanë mundur 3-1 në Berat Tomorrin dhe tani luajnë në shtëpi me qetësi. Vllaznia në anën tjetër, është e vetmja bashkë me Teutën që përballet me një ekip të Superiores. Shkodranët kanë avantazhin e dy golave nga transferta e Adush Muçës ndaj Bylis dhe në Loro Borici do të mendojnë ta ruajnë. Gjithësesi kujdes duhet me mallkastriotët që me shensoin në pankinë kanë marrë dy fitore radhazi.

Kjo është një nga dy ndeshjet e të enjtes, që do të shohë në fushë edhe derbin mes Teutës e Erzenit. Në barazim 1-1 gjithcka është e hapur mes dy formacioneve që kanë pretendime të ndryshme. Shijakasit e Kapllanit, të tretët në kampionat, duen Europën dhe do të përdorin cdo rrugë për tia arritur. Të besuarit e Martinit në zonën e rënies, duan një dritare për të shpëtuar sezonin dhe Kupa është mundësia e vetme.

Lexo më tej: Video/ Favoritët hipotekojnë kualifikimin: Tirana, Partizani, Vllaznia e Laçi shëtisin në Kupën e Shqipërisë

GRUPI A

02/02/2023                              VAJTJE       ORA
TIRANA-LUSHNJA                (0-3)            13:00
PARTIZANI-KORABI             (1-3)             13:00
KASTRIOTI-DINAMO            (1-3)             13:00
GRUPI B
EGNATIA-SKËNDERBEU     (0-1)            13:00
KUKËSI-APOLONIA               (0-0)           13:00
LAÇI-TOMORI                          (1-3)            13:00

GRUPI A

03/02/2023
VLLAZNIA-BYLIS                   (0-2)            13:00

GRUPI B
TEUTA-ERZENI                      (1-1)             16:00



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *