• |
ide | kryesore

‘McGonigal’ në Kuvend/ Opozita bllokon foltoren: Kryeministri të dalë me pranga në duar

-Instant, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme po mbahet senca plenare në Kuvend. Kjo seancë ka nisur me debate ndërsa deputeti i PD-së Luçiano Boçi mori fjalën për procedurë. Boçi tha se nuk gjen asnjë arsye në përjashtimin me 10 ditë të ish-kryeministrit Berisha dhe katër deputetëve të tjerë demokratë. Ai vijoi më tej në akuza ndaj kreut të qeverisë.

Në përgjigje, kryeparlamentarja Nikolla i ndërpreu fjalën deputetit Boci. Kjo bëri që pjesa tjetër e deputetëve të opozitës t’i drejtohen foltores.

Luçiano Boçi: Tek po lexoja procesverbalin nuk gjeta asnjë arsye për përjashtimin e deputetëve të PD për 10 ditë, kanë kërkuar të drejtën e tyre për një mocion me debat për ish zyrtarin e lartë të FB për lidhjet e tij për eliminimin e opozitës, ndërkohë ju vazhdoni atë skenar që tashmë ka kohë që organizohet dhe zbatohet dhe është e njëjta mënyrë dhe e njëjta formë, nëse Rama paguan agjentët e FBI korrupton ata, dhe ky parlament është i korruptuar nga po ai, po i hiqet fjala opozitës. Është akt tradhtie kombëtare, Rama kërkon të eleminojë sistemin, kolonat e sistemit dhe kërkon të ndërtojë regjimin e tij dhe është kryeministri i parë…

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla: Nuk është për procesverbalin, ju po mbani fjalim. Fjala është 2 minuta

Luçiano Boçi: Kryeministri duhet të dalë këtu me pranga në duar. Dorëheqja është akti më i pastër.

 



13 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *