• |
ide | kryesore

Shtypi e masakron, e ardhmja e Kumbullës te Roma e kompromentuar, Mourinho: “Pjesa e parë tmerr”

-Instant, Sport
Mourinho



José Mourinho nuk përdor lojëra fjalësh për të komentuar eliminimin e bujshëm të Romës së tij në çerekfinale të Kupës së Italisë kundër Cremonese: “Kemi pasur një pjesë të parë të tmerrshme, të një niveli shumë të ulët – tha portugezi për SportMediaset -. Në pjesën e dytë një gabimi individual, jashtë kontekstit, na çoi në disavantazh 2-0. Patëm një reagim të mirë, por ata u mbrojtënme shumë lojtarë dhe ishim të pafat. Megjithatë, mësova të mos qaj për humbje dhe të shikoj ndeshjen e radhës. Ajo që mund të them është se skuadra jonë ka vështirësi me rotacione. Ka vështirësi të luajë tre ndeshje në një javë”.

Gafa e mbrojtësit të kombëtares Marash Kumbulla, që detyroi Rui Patricio të shkaktonte penallti, ka qenë flagrante. Mourinho e anashkaloi, pa dashur të rëndojë edhe më shumë psikologjikisht lojtarin. E megjithatë duket se e ardhmja e Kumbullës është kompromentuar. Lojtari theu edhe njëherë besimin e teknikut portugez dhe notat e marra kanë qenë shkatërruese.

Lexo më tej: Video/ Kumbulla katastrofik, Cremonese në gjysëmfinale të Kupës: pas Napolit eliminon edhe Romën

SHTYPI E MASAKRON

Rënia e Romës nisi pikërisht nga gabimi i rëndë difensiv i Kumbullës. Për Gazzetta “gabimi flagrant i dha drejtim ndeshjes dhe ai u fundos”. Corriere dello Sport konfirmoi: “Gabimi në kontroll që solli golin e parë të Cremonese ishte i tmerrshëm” e pastaj shtoi “humbi mundësinë për të rikuperuar pozicione në sytë e Mourinho”. Më pak i ashpër Tuttosport, të paktën në vlerësim: “Duhet të kontrollojë një top të helmatisur, përkeqësoi situatën duke i hapur rrugën Dessers”. Sikur mos mjaftonte vështirësia që shqiptari pati për tu rehabilituar nga disfata në Norvegji, erdhi kjo gafë e re. Kumbulla u konsiderua atëherë i pavlerë pas gjashtë golave që Bodeo/Glimt. Shqiptari rikuperoi me vullnet dhe me performanca të rëndësishme, kur Special One e thërriste në cështje. Por kjo performancë e largon të ardhmen e lojtarit nga Roma.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *