• |
ide | kryesore

Berisha: Aktin që ka bërë Edi Rama, mund ta ndërmerrte vetëm një fuqi armiqësore ndaj SHBA

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i PD, Sali Berisha shprehet se aktin që bëri Edi Rama, duke korruptuar zyrtarin e FBI, mund ta ndërmerrte vetëm një fuqi armiqësore ndaj SHBA.

Gjatë takimit me përfaqësues të degëve 8 dhe 10 në Tiranë, Berisha tha protesta e 11 shkurtit do të ngjallë shpresat e shqiptarëve kudo që ndodhen.

Lideri i opozitës e quajti aferë botërore skandalin Rama-McGonigal që ka tronditur fushën e sigurisë për SHBA-në dhe NATO-n.

“Ju falënderoj me shumë mirënjohje për punën që keni bërë dhe bëni, për suksesin e madh të protestës së 11 shkurtit, protestë e cila ka ngjallë shpresat e shqiptarëve kudo që janë, protestë e cila ka një interes të madh në mbarë botën. Afera Rama-McGonigal, është një aferë botërore, që ka tronditur në fushën e sigurisë, jo vetëm në marrëdhëniet bilaterale, por ka tronditur këtë fushë për SHBA-të, vendet e NATO, dhe vendet e lira në tërësi.

Aktin që ka bërë Edi Rama, mund ta ndërmerrte vetëm një fuqi armiqësore ndaj SHBA. Vetëm një vend armik mund ti lejonte vetes, ti korruptojë njeriun më të çmuar të kundërzbulimit, vendit me përgjegjësi më kryesore për sigurinë e botës. Pra në përmasa kjo tejkalon çdo lloj imagjinate për një vend partner, vend të lirë.

Secili nga ju në rast se i shtroni pyetjen vetes dhe duhet të ja shtroni, si ka mundësi që ky njeri të ja lejojë vetes një akt të tillë. Ka vetëm një përgjigje, në keqësinë e tij, Edi Rama nuk njeh asnjë kufi. Nuk ka asnjë normë, asnjë virtyt. Njeriu që haptas deklaron se është i aftë të kryejë akte që kurrë njerëzit me moral normal nuk i kryejnë, do të thotë i lejon vetes çdo lloj akti në funksion të pushtetit të vet. Kjo përbën një fatkeqësi të madhe, të jashtëzakonshme, për një komb dhe shoqëri.

Kur një kryeministër i lejon vetes çdo akt dhe veprim për të ruajtur karrigen e tij, ai nuk e dorëzon pushtetin në asnjë mënyrë. Ai njeh vetëm një gjuhë, gjuhën e forcës, gjuhën e frikës dhe ai përndryshe nuk ikën”, u shpreh Berisha.



32 Comments

    1. Wow, this is crazy shit. And you publish this crazy shit as if it was a real shit. This is a shit newspaper/news portal. Delinquents of the first order with a large hint of mediocrity peppered right the way through.

      1. Maloku – believe it or not but there’s lots of rats who love eating this shit every day. This sheet is beautifully marketed by Lapsi whose publisher is the grandson of a famous communist leader and close collaborator of Enver Hoxha.

        1. So it’s Enver Hoxha shit? Even worse.

          Who the fuck weaves these stories and who the bigger fuck publishes them? I guess the Enver Hoxha school of thought didn’t die in the 1991.

  1. Sali Berisha ky politikan i diskretituar shpallur non grata nga SHBA-te eshte shume i shqetesuar per akte armiqesore te imagjinuara prej tij, kundra SHBA-ve.

    Wow, Maloki Komunist i Partise… del me shpirtin.

  2. Po komunist i degjeneruar je mo plak matuf. Ti bashke me Ramen dhe Ilir Meten skeni lene te keqe pa i bere ketij vendi. Ma keq se Enver Hoxha.

  3. Kam 30 vjet qe militoj ne PD dhe Ju Z. Berisha ju kam dasht me gjith shpirt. Ju kam besuar se jeni nje demokrat i vertet por kur shikoj veprimet e tuaja tani dhe retoriken ndaj z.Basha sinqerisht mallkoj vehten pse ju kam ndjekur deri tani. Nje retorik percarese dhe aspak reale dhe perbashkuese.

  4. Nese doni bashkimin dhe jo ndarjen pranoni pergjegjesite per gjithcka dhe largohuni per ti hapur rrugen bashkimit. Ju jeni problemi bashke me z. Basha prandaj nuk mund te jeni zgjidhja. Lereni propaganden dhe vazhdoni pleqerine tuaj. Ju lutemi bejeni per hire te qindra mije demokrateve qe besojne te demokracia. Mos e mbyllni karrieren me turpin e percarjes.

  5. Do te te bejm president te USA o Sale. Mir qe je ti qe I mbron USA nga armiqt e jashtem. Ca gallate, ca thiatro.

  6. Qe kur thirren Xenin te SPAK del ne konferenc perdit Sala. Prap kafsh politike ngelet. Tani kenaqet edhe me nje grusht njerezish rreth vetes. Ashtu e ka hallin. I ka si imunitet. Dhe Rama namin nga ana tjeter. Njeri me bole se tjetri dhe nje kar ne mes, Like floriri.

  7. Kjo puna Berishes vetem nje emer ka. TURP,TURP,TURP.Dhe percarje te PD .Ketij njeriu i ka ardhur pleqeria nga koka jo nga kembet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *