• |
ide | kryesore

Hyn në fuqi vendimi, Shqipëria heq vizat për Kinën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Këshilli i Ministrave miratoi sot dy marrëveshje për heqjen e vizave me Emiratet e Bashkuara dhe Kinën.

Përsa i përket marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara, vizat hyrëse janë përjashtuar për personat që kanë pasaporta diplomatike apo pasaporta speciale dhe të shërbimit.

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 8 Shkurt 2023:

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES ME SHKËMBIM NOTASH PËR NDRYSHIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË EMIRATEVE TË BASHKUARA ARABE, PËR PËRJASHTIMIN E NDËRSJELLË TË VIZËS HYRËSE PËR MBAJTËSIT E PASAPORTAVE DIPLOMATIKE DHE SPECIALE/TË SHËRBIMIT, NËNSHKRUAR MË 13 PRILL 2015

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes me shkëmbim notash për ndryshimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, për përjashtimin e ndërsjellë të vizës hyrëse për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe speciale/të shërbimit, nënshkruar më 13 prill 2015.

Ndërsa me Kinën janë hequr vizat për personat me pasaporta të zyrtarëve publikë dhe për qytetarët e zakonshëm.

V E N D I M PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS POPULLORE TË KINËS, PËR HEQJEN E NDËRSJELLË TË VIZAVE PËR MBAJTËSIT E PASAPORTAVE TË ZYRTARËVE PUBLIKË DHE PASAPORTAVE TË ZAKONSHME

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, për heqjen e ndërsjellë të vizave për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe pasaportave të zakonshme, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.



5 Comments

  1. Do shohim shume ligje, Vkm, vendime bordesh, projekte, ura e tunele, hekurudha e porte……
    Kur Udheheqja ka hall te madh, i ve “gjoksin punes”

    1. Bjeri gajdes se i bie mire. Ka kohe qe punohet per kete.

      Ju hallin e keni te kapni nje vend pune ne administrate per te vjedh. Ne hallin e kemi te zhvillojme Shqiperine.

  2. Vershojne sheiket dhe arabiet miliardere ta blejne te gjithe Shqiperine dhe ne na zbojne. keshtu do Bushtra pleher Edi cifut rama dhe cifutet qe e mbeshtesin ate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *