• |
ide | kryesore

Kultivimi i 20 mijë rrënjëve kαnabis në fshatrat e Krujës, shkon në 21 numri i të arrestuarve

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Krujës ka arrestuar 51 vjeçarin, Pëllumb Kaja. Ai është një prej personave të përfshirë në kultivimin e 20 mijë rrënjëve kanabis në maj të vitit 2021. Me arrestimin e tij, ka shkuar në 21 numri total i personave të vënë në pranga në kuadër të operacionit ‘Agimi’ për kultivimin e kanabisit në fshatrat Nikël, Halil dhe Arramerras të Krujës.

“P. K., 51 vjeç, banues në Arrameras, Fushë Krujë, pasi Gjykata e Lartë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike””, njofton policia.

Në operacionin ‘Agimi’ të zhvilluar nga policia në Nikël, Halil dhe Arramerras të Krujës në maj të vitit 2021, u sekuestruan 20 mijë rrënjë kanabis sativa, një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë canabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *