• |
ide | kryesore

Rritet frikshëm bilanci i viktimave në Turqi e Siri, mbi 17 mijë të vdekur

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit
Tërmeti kërkimet



Orë agonike vijojnë të përjetojnë të mbijetuarit e dy tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri; ndërsa presin lajme për të afërmit e mbetur në rrënoja, apo qëndrojnë prej ditësh në temperatura të acarta në pritje të ndihmave që po vonojnë.

Bilanci i viktimave sa vjen e rritet; përditësimi i fundit flet për të paktën 17,176 viktima. Kërkimet për të mbijetuar vijojnë, por ekipet e shpëtimit nga ora në orë druhen se po e humbasin garën me kohën.

Megjithatë shpresën vijon pas momenteve kur një person është nxjerrë i gjallë nga rrënojat pas 72 orësh.

Një tjetër mrekulli erdhi nga qyteza e Hatait në Turqi, ku një nënë dhe fëmija i saj 2-vjeçar u shpëtuan nga pjesëtarët e forcave të sigurisë së Kosovës.

Lajmi u konfirmuar nga ministri i Mbrojtjes në Prishtinë Armend Mehaj. Në mesin e tragjedisë që sa vjen e merr përmasa më të mëdha, Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron për një katastrofë të dytë; Mungesa e strehimeve, ujit, karburantit, elektricitetit edhe temperatura nën zero mund të shkaktojnë shumë vdekje të tjera mes të mbijetuarve.

Zemërimi sa vjen e shtohet tek qytetarët në rajonet e prekura të cilët denoncojnë reagimin e vonuar të autoriteteve. Por presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, i cili vizitoi zonat e katastrofës, mbrojti reagimin e administratës së tij, edhe pse pranoi se fillimisht kishte pasur vonesa për shkak të kushteve të vështira.

Ai tha se është e pamundur të jesh i përgatitur për katastrofa të përmasave të tilla. Por opozita nuk mendon njësoj, dhe pretendon se Erdogan është përgjegjësi kryesor.

Situata është më e vështirë në Siri ku infrastruktura është shkatërruar jo vetëm nga tërmeti por edhe konflikti 12-vjeçar.

Turqia ka thënë se shpreson të hapë edhe dy kalime të tjera kufitare për në Siri për të mundësuar dërgimin e ndihmave të nevojshme atje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *