• |
ide | kryesore

Gjenden në banesë doza kοkaine gati për shitje, arrestohen nënë e bir në Elbasan

-Instant, Lajme, Të fundit



Nënë e bir janë arrestuar pasi në banesën e tyre u gjetën sasi dhe doza kokaine. Blutë kontrolluan banesën e 48 vjeçares R. I., dhe 31-vjeçarit F. E. Aty u gjetën 400 doza të lëndës narkotike kanabis dhe 1.5 kg të kësaj lënde për t’u shitur.

Doza dhe sasia e kokainës u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 celularë. Sipas policisë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Connection”. Mbanin në banesë, lëndë narkotike me qëllim shitjen, në sasi dhe në doza, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (nënë e bir). Sekuestrohen 400 doza të lëndës narkotike kanabis, 1.5 kg të kësaj lënde dhe 3 celularë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Elbasan, si rezultat i punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Connection”. Si rezultat i këtij operacioni, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit F. E., 31 vjeç dhe R. I., 48 vjeçe (nënë e bir), të dy banues në Elbasan. Gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën 400 doza të lëndës narkotike kanabis dhe 1.5 kg të kësaj lënde, të cilat mbaheshin nga të arrestuarit, me qëllim shitjen. Dozat dhe sasia e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 celularë. Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *