• |
ide | kryesore

U kap me mbi 22 kg kοkainë, dënohet 32-vjeçari shqiptar në Itali

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 32-vjeçar shqiptar është dënuar me 8 vite e 6 muaj burg në Itali. Ai është shpallur fajtor për trafik të drogës. Mësohet se më 11 janar të vitit të kaluar autoritetet italiane kapën një sasi prej 22 kg kokainë. Megjithatë ata nuk ishin të sigurt nëse i përkisnin 32-vjeçarit. Masa e dënimit e vendosur nga Gjykata e Riminit vjen pas verifikimit se pronari i 14 kg kokainë dhe 8.5 marjuanë ishte shqiptari.

Sipas aktakuzës, 32-vjeçari organizonte takimet për “dorëzimin” e drogës me ndihmën e një shoku. Fakti që dërgesat ishin të rregullta dhe të përpikta nga shqiptari u konsideruan “elemente provuese për rrezikun e përsëritjes së krimeve të të njëjtit lloj”, ndaj gjykata i dha dënimin me 8 vite e 6 muaj burg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *