• |
ide | kryesore

Video/ Penalltia e dyshimtë e Markut hap kampionatin: Vllaznia mposht Tiranën mes polemikave

-Instant, F1, Sport, Video
Vllaznia



Vllaznia vesh kuqeblu Klasiken e futbollit shqiptar, me një 1-0 ndaj Tiranës që hap kampionatin. Vendos në Loro Borici një penallti e Herald Markut, që dënon bardheblutë, duke afruar shkodranët në -3 nga vendi i parë. Skuadra e Shehit në fakt luajti një ndeshje kurajoze, por para portës nuk ishte mjaftueshëm agonistike sa për t’i bërë keq Zogovic. Tani kryeqytetasit mund të pendohen për zgjedhjen që bënë për të ndryshuar fushat në fazën e dytë me Vllazninë. Gjë që i bën të jenë akoma vizitorë në Shkodër edhe në takimin e fundit të sezonit.

Vllaznia buzëqesh në javën e 21 të Superiores, duke rihapur luftën për titull me 1-0 ndaj Tiranës. Shkodranët ia dolën falë një penalltie të dyshimtë në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes. E të mendosh që në pjesën e parë, shkodranët e nisën mirë ndeshjen duke u bërë të rrezikshëm me Balaj. Bardheblutë e rimorën kontrollin e ndeshjes dhe me Patrick, por edhe Deliun tentuan kuadratin e Zogovic.

Lexo më tej: Video/ Basa fundos Kastriotin: Hallaçi merr frymë, Kukësi i largohet zonës së rënies

Gjërat ndryshuan vetëm në pjesën e dytë, kur ndërhyrja e Behiratche ndaj Balajt u gjykua si penallti. Mbrojtësi ka krahun të hapur, por sulmuesi duket sikur e kërkon kontaktin. Protestat e kryeqytetasve nuk ndryshuan faktin se nga pika e bardhë Marku do të godiste shansin e avantazhit në minutën e 50′. Vllaznia u blindua prapa, pa menduar shumë për të dalë më nga anët e Bekajt. Tirana, në anën tjetër, u shty përpara me forcë. Deliu me një goditje nga distanca e pastaj Patrick në tre raste shkuan pranë barazimit. Në fund, 1-0 dhe Vllaznia -3 nga vendi i parë që mbahet nga Tirana. Pa harruar se në fazën e katërt, kryesuesit duhet të vijnë edhe njëherë në Shkodër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *