• |
ide | kryesore

40 vjeçarja nxirret e gjallë nga rrënojat një javë pas tërmetit në Turqi

-Instant, Lajme, Planet



Një grua është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e një ndërtesë të shembur në Turqi mëngjesin e sotme, një javë pasi dy tërmete vdekjeprurëse goditën vendin. Sibel Kaya u shpëtua në rajonin e Gaziantepit rreth 170 orë pasi tërmeti i fuqishëm shkatërroi qytetin, e cila ishte afër epiqendrës.

Ekipet e shpëtimit në Kahramanmaras në jug kishin kontaktuar gjithashtu me tre të mbijetuar të tjerë, që besohet të jenë një nënë, vajzë dhe foshnjë. Shanset për të gjetur të mbijetuar po pakësohen çdo javë, por nuk është e pamundur. Numri i të vdekurve në të gjithë Sirinë dhe Turqinë u rrit në 33,000 të dielën.

Të dielën, ekipet e shpëtimit nga Rusia, Kirgistani dhe Bjellorusia nxorën të gjallë një burrë nga një ndërtesë e shembur në Turqi, rreth 160 orë pasi goditi tërmeti. Gjithashtu u raportua nga mediat shtetërore se një 13-vjeçar u shpëtua në Gaziantep të dielën, me shpëtimtarët që thanë: “Ti je një mrekulli”.

Tërmeti është tani fatkeqësia e gjashtë më vdekjeprurëse natyrore këtë shekull, pas tërmetit të vitit 2005 që vrau të paktën 73,000 në Pakistan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *