• |
ide | kryesore

Berisha thirrje për protestën para Kuvendit: Të vijojmë revolucionin demokratik

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediet pak orë përpara protestës së paralajmëruar. Kryedemokrati u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në tubim si një shenjë revoltë ndaj ‘regjimit Rama’.

“Të bashkohemi sot në ora 5, në një protestë të fuqishme para parlamentit shqiptar. Kjo protestë, që shënon vazhdimin e revolucionit demokratik, ka për qëllim madhor, ngritjen e zërit, revoltën kundër dhunimit, kundër shkelmimit të interesave të 750 mijë zgjedhësve shqiptarë, të cilët me datën 25 prill, votuan për partitë opozitare.

Përfaqësuesit e 750 mijë qytetarëve, trajtohen në parlamentin shqiptar me praktika absolutisht staliniste, kriminale, të turpshme. Qytetarë dhe qytetare, zëri juaj dhe prania juaj ka rëndësi vendimtare për demokracinë në Shqipëri. Duhet të bashkojmë forcat tona për t’i dhënë përgjigjen e merituar këtij regjimi që nuk meriton asnjë ditë.

Ju e shihini, ata që u strukën në vrima miu në datën 11 shkurt, ata që postuan video të regjistruara kohë më parë, tani dalin nga vrima e miut ku ishin futur dhe tallen me qytetarët. Ky është morali i tyre, karakteri i tyre.

Ndaj dhe sot në ora 5, ju ftoj të gjithëve para parlamentit, të dëgjohet zëri juaj, në sallë dhe jashtë sallës, zëri i popullit opozitar,” tha Berisha.



9 Comments

    1. Paç Zotin me vete doktor! Ka arritur aty ku s’mban më.

      I vunë dinamitin atij hotelit në Sarandë dhe tundi gjithë qytetin. Ja ky është shteti mafioz që është në krye. Për syleshet e tjer vazhdoni votoni PS se në terezi e keni.

  1. Per shkak te ketij legeni, rrangalle e Partise se Punes jemi duke mbajtur ne kurrize Ramen edhe palacot e Rilindjes. Nuk guxon te ngresh pak zerin apo te cohesh ne proteste se vjen ky loqja me plehrat e tjere edhe e mbysin protesten. Studentet nuk motivohen te ngrihen ne proteste per te mbrojtur privilegjet e ketij maskarai. Qellimi i tyre eshte te permiresojne kushtet e jeteses edhe te shporrin makuterin dhe paaftesine e rilindjes

  2. Ke 30 vjet verdall, akoma me revolucione ti? Revolucion quehet kur e ben dikush qe ska qen ndonjeher ne pushtet, ky i yti quhet thjesht riciklim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *