• |
ide | kryesore

Fiorentina protestoi për episodin e fundit, Szczesny ironizon: “Zakonisht golat në të 90′ na i anulojnë ne”

-Instant, Sport
Szczesny



Në stadiumin Allianz Juventus triumfoi ndaj Fiorentinës me rezultatin 1-0. Por përtej golit të Adrien Rabiot në minutën e 34′, dy gola të anuluar krijuan polemika. Në fillim u anulua goli i Vlahovic, për një pozicion jashtë loje milimetrik. Në fund, pakënaqësitë i patën lojtarët viola, që panë t’i anulohet goli i barazimit. Arbitri Fabbri, i konsultuar nga VAR, vlerësoi pozicionin jashtë loje të Ranieri në nisje të aksionit. Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny, nuk e humbi rastin të ironizojë rreth këtij episodi.

Një fitore e vuajtur, për djemtë e Allegri, të cilët të enjten do të luajnë ndeshjen e parë të playoff-it të Europa League kundër Nantes. Në fishkëllimën e fundit të takimit, portieri i Juventus foli për Dazn dhe komentoi fitoren: “Është gjithmonë shumë emocionuese kur fiton kështu. Ne patëm një pjesë të parë të mirë duke krijuar disa raste. Në 20 minutat e fundit ishte e rëndësishme të mbroheshim të gjithë së bashku. Ia dolëm të sillnim në shtëpi tre pikë themelore”.

Lexo më tej:Video/ Juventusit i anulohet dyfishimi, Fiorentinës barazimi në shtesë: Rabiot i jep fitoren Allegrit

Gjatë fjalës së tij, Szczesny më pas foli për golin e anuluar të Castrovilli, në minutën e 88′: “Mua mu duk faull, pastaj na thanë se Ranieri ishte jashtë loje. Për këtë goli nuk u vlerësua”. Pastaj shigjetimi: “Zakonisht golat në minutën e 90′ na e anulojnë ne”. Një lloj ironie duke iu referuar, pothuajse hapur, ndaj golit të anuluar të Milik kundër Salernitanës, në 11 shtatorin e kaluar.

GAFA E VAR-it NDAJ MILIK

Ky ishte ndoshta gabimi më i rënda që kur është aplikuar VAR. Juventus priste Salernitanën në Allianz Stadium, në javën e gjashtë të kampionatit, por në fund shpërthyen polemikat. Milik shënoi golin e 3-2 në shtesë, por u anulua për shkak të pozicionit të Bonuccit. Protestat bardh e zi lindën për pozicionin e Candrevës, që mbante në lojë Bonucci. Pamjet e qarkulluara pas ndeshjes ishin të qarta. Kështu, një gabim që i kushtoi Juventusit 2 pikë, por jo vetëm atyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *