• |
ide | kryesore

Ish-trajneri i Partizanit shkarkohet edhe nga Crotone: Franco Lerda nuk gjen paqe

-Instant, Sport
Lerda



Nga Partizani mezi pritën ta shkarkonin, por edhe te Crotone nuk është se kishin shumë durim. Franco Lerda është shkarkuar nga klubi italian. Vendimi u mor pas barazimit 1-1 në shtëpi ndaj Foggia. E megjithatë, ajo ishte pika që derdhi gotën, sepse vendimi i Crotone u motivua kryesisht nga seria e fundit e rezultateve. Lerda e kishte të qartë se arritjet e Crotone ishin diçka më pak se emocionuese. Gjashtë pikë në pesë ndeshje, kanë ngadalësuar vrapin e kuqebluve drejt vendit të parë të kampionatit, aktualisht i pushtuar nga Catanzaro. Si zëvendësues për Lerda, klubi ka filluar kontaktet me Lamberto Zauli. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Vicenza në Serie B dhe ish-trajneri i Juventus Under 23.

Lexo më tej: “Suksese në jetë”, shkarkohet Lerda: Partizani nuk kapërcen derbin e humbur me Tiranën në krizë totale

Tre vjet më parë, Franco Lerda erdhi në Tiranë për të marrë drejtimin e Partizanit. Klubi sapo ishte shpallur kampion me Skënder Gegën. Italiani nuk arriti asnjëherë të bëjë për vete as tifozët e as opinionin publik. Dy barazime e dy humbje në Europë për italianin. Në kampionat Lerda fitoi 7 ndeshje, barazoi 4 e humbi 4, duke qenë larg pritshmërive. Humbja në derbi, e para në 6 vjet, i vuri kapakun situatës. Tekniku u shkarkua nga klubi edhe pse Partizani ishte vetëm dy pikë larg Kukësit të vendit të parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *