• |
ide | kryesore

PD bllokon mazhorancën në Kuvend, Flamur Noka i fryn bilbilit vazhdimisht

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Seanca e Kuvendit vijon me debate. Deputeti i PD, Flamur Noka përmes një bilbili nuk ka lejuar deputetet e mazhorances qe te flasin. Ai është përplasur me Toni Gogun e PS, Taulant Ballën dhe Lindita Nikollën. Më poshtë debati;

Flamur Noka: Më jep fjalën moj.

Lindita Nikolla: Të të vijë turp zoti Noka për sjelljen. Të tërheq vëmendjen.

Toni Gogu: Ky zotëria që i bie bilbilit bëri sikur mbajti zi për viktimat e tërmetit. Shpirtrat e shqiptarëve e kuptojnë ç’do të thotë tërmet, vetëm ky nuk e kupton se është burrë i frustruar nga drejtësia. Po i vjen ora e drejtësisë prandaj bën kështu. Fjalën nuk ma ke dhënë ti, shko ulu atje. Këtu ka burra të frustruar nga drejtësia.

Nikolla: Po më detyroni të marr masa zoti Noka

Noka: Vazhdo me masat ti…Tërmeti McGonigal.

Toni Gogu: Ky zotëria kur binte tërmeti ishte duke mallkuar zjarrfikët dhe njerëzit që shpëtonin jetë.

Nikolla: Kërkoj 5 minuta pushim dhe ju lutem thirrni arsyes.



10 Comments

    1. Fyelli me fyell në partinë e çobenjëve. Kryefyelli shau me rob dhe me motra të gjithe femrat e partisë tjetër. Hajde bagëti hajde
      – dhe këta duan të qeverisin.

    1. Sa delikat Balla! Ky i indinjuari I 21 janarit eshte? Protestonte per 700 mije euro te Like presidentit. Sa kish kjo e Ahmetaj, qe ja mori pastruesja? Beni pak llogarite para se te beni moral, te verbuar patronazhisto_aktivist.

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        Në 2005 kur ranë nga pushteti socialistët, parlamenti me shumicë PD, për disa muaj nuk arriti të bëjë edhe një seancë të zakonshme plenare sepse shokët socialistë atëherë nuk mund të pajtoheshin me gjendjen e tyre në opozitë, mbaj mend biles edhe kastriot islamin që ka qenë shumë aktiv, pa haruar konen braçe, pallën etj, që përdornin ca borrija të voglapo, shumë më të fuqishme se bilbili i nokës, dhe si numër deputetët e PS ishin të gjithë në këmbë te foltorja e kuvendit duke mos lejuar të bëheshin seanca normale, ata nuk donin të flisnin, ata donin thjesht të mos i linin të tjerët të flisnin. E sot Noka përjashtohet bër një bilbil të shurdhët.

  1. Keta paguhen me taskat tona. E megjithate ne keto momente Muli eshte me I pademshmi per xhepat e shqipeve. Ca tu besh atyre skiftereve te tjer, atyre te pangopurve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *