• |
ide | kryesore

Ambasadorët kundër, qeveria largon francezët e pasaportave

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Qeveria miratoi sot atë që Lapsi.al e paralajmëroi 10 ditë më parë; Fundin e koncensionit me kompaninë franceze që prodhonte pasaporta dhe karta identiteti dhe kalimin e kësaj sipërmarrje në dorë të shtetit pas 15 vitesh. 

Lexo Edhe: Nga francezët te patronazhistët e Ramës, frika dhe rreziku i prodhimit të pasaportave nga shteti

Vendimi i Këshillit të Ministrave ka ardhur nën një kundërshti të madhe ndërkombëtare, kryesisht SHBA dhe BE, për të cilën Lapsi.al raportoi. Njësoj si ne ata kanë parë shkërmoqjen e shtetit dixhital të Edi Ramës, rrjedhjen masive të të dhënave përmes patronazhistëve dhe goditjen e hakerave iranianë. Kjo ka bërë që lëvizja e Ramës për të mosrinovuar kontratën koncensionare, përkundër interesit të shprehur nga francezët për vazhdimësi, të shihet me një dyshim shumë të madh. 

Ambasadorët e SHBA dhe BE në zyrën e Ministrit të Brendshëm

Një burim diplomatik i pati thënë Lapsi.al se amerikanët, por edhe Brukseli zyrtar janë shumë të shqetësuar për këtë vendim të Edi Ramës për të marrë në dorë të dhënat sensitive për të cilat qeveria e tij nuk ofron asnjë garanci se nuk do të keqpërdoren. Javë më parë, tregoi burimi diplomatik për Lapsi.al, ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka zhvilluar një takim kokë me kokë me Ministrin e Brendshëm të cilit i ngriti këtë shqetësim.

Kim i kujtoi Çuçit infrastrukturën e dobët që ka shteti shqiptar për të garantuar sigurinë e këtij shërbimi dhe ruajtjen e të dhënave si dhe goditjen e para disa muajve nga e cila ne nuk e kemi marrë ende veten. Amerikanët nuk e lanë me kaq, por thirrën në ndihmë edhe europianët duke iu kërkuar të ushtronin presion tek Shqipëria. Po me Ministrin e Brendshëm u takua edhe ambasadorja e BE në Tiranë, Christiane Hohmann, shtoi burimi diplomatik i Lapsi.al

Ajo i ngriti zyrtarisht këtë shqetësim me po të njëjtat argumenta si ambasadorja e SHBA. Megjithatë duket se këto përpjekje rezultuan të kota pasi Edi Rama miratoi sot ngritjen e kompanisë shtetërore që do të prodhojë pasaporta dhe karta identiteti për shqiptarët nga 1 gushti e në vijim. 

Frika dhe rreziku

Shqetësimi i përbashkët i ndërkombëtarëve në këtë rast është, se shtetëzimi edhe i këtij shërbimi nuk garanton sigurinë për dokumentet biometrike të shqiptarëve. Mjafton skandali me patronazhistët që Lapsi.al e denoncoi i pari, shpartallimi i portalit e-Albania dhe goditja e sistemeve të Policisë së Shtetit e dalja sheshit e sekreteve, për të përligjur të gjithë presionin ndërkombëtar. 

Marrja në dorëzim e një kompanie ndërkombëtare me standarde të larta sigurie dhe menaxhimi i saj nga patronazhistët dhe klientela e Edi Ramës duket një vendim i kalkuluar mirë. Jo vetëm për të garantuar fitime të larta që në 2019 kapën shifrën rekord prej 15.5 milionë euro neto, por sidomos për të lehtësuar nisma të tjera të rrezikshme siç është amnistia fiskale apo Pasaportat Gold.

Lexo edhe: ‘Pasaportat e arta’ të Ramës rrezikojnë të kthejnë vizat për shqiptarët

Gjurmët e gishtave janë të dhëna shumë sensitive të cilat janë ruajtur me fanatizëm dhe standard të lartë nga kompania “Aleat”, e cila nuk ia ka dorëzuar shtetit shqiptar pikërisht sepse s’kemi infrastrukturën e duhur për t’i garantuar. Me kalimin në administrim shtetëror të kësaj kompanie shtohen dyshimet se njerëz me rekorde kriminale mund të penetrojnë më kollaj për t’u pajisur me pasaporta me identitet të rremë.

Kompania e re shtetërore, çfarë thotë VKM-ja

1. Krijimin e shoqërisë aksionare, me kapital 100 % shtetëror, për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike të shtetasve shqiptarë dhe/ose shtetasve të huaj me banim të përkohshëm apo të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, të cilëve u njihet kjo e drejtë në përputhje me kërkesat e legjislacionit përkatës në fuqi.

2. Emri i shoqërisë aksionare përcaktohet në aktin e themelimit dhe statutin e saj.

3. Shoqëria aksionare, sipas përcaktimeve në pikën 1, të këtij vendimi, themelohet, organizohet dhe funksionon, në përputhje me parashikimet e ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar.

4. Kapitali fillestar për krijimin e shoqërisë aksionare të jetë 20 000 000 lekë.

5. Autoriteti publik, që përfaqëson shtetin si pronar të 100 % të aksioneve të shoqërisë aksionare, është Ministria e Brendshme.

6. Shoqëria aksionare ofron kundrejt pagesës shërbimin e prodhimit dhe shpërndarjes së:

a) letërnjoftimit elektronik dhe pasaportës biometrike;

b) dokumentit biometrik (leje qëndrimi për të huajt për çdo motiv me përjashtim të lejes provizore dhe humanitare);

c) letërnjoftimit elektronik për personat që kanë përfituar statusin e refugjatit dhe mbrojtje plotësuese;

ç) dokumentit të udhëtimit për personat që kanë përfituar statusin e refugjatit dhe mbrojtje plotësuese;

d) çdo dokumenti tjetër biometrik që lëshon Ministria e Brendshme dhe institucionet në varësi të saj brenda fushës së përgjegjësisë shtetërore si dhe çdo shërbim tjetër në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj.

7. Shoqëria aksionare mund të ofrojë shërbime të tjera shtesë për subjekte publike dhe private, në përputhje me qëllimin e krijimit, fushën e veprimtarisë dhe statutin e saj.

8. Tarifat e shërbimeve përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

9. Shoqëria aksionare financohet nga të ardhurat e veta nga ofrimi i shërbimeve dhe burime të tjera të ligjshme. Të ardhurat e shoqërisë aksionare përdoren për ushtrimin e veprimtarisë së saj.

10. Ministri i Brendshëm, brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ndjek procedurat e nevojshme për:

a) themelimin dhe miratimin e statutit të shoqërisë aksionare;

b) regjistrimin e shoqërisë aksionare në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

11. Ministria e Brendshme i siguron shoqërisë aksionare mjediset e punës, të nevojshme për fillimin e ushtrimit të veprimtarisë.

12. Ministria e Brendshme i kalon pa pagesë shoqërisë aksionare çdo të drejtë ose titull të marrë në dorëzim nga koncesionari, sipas përcaktimeve të kontratës së koncesionit “Për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike”, datë 21 korrik 2008, e ndryshuar, ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe grupimit të Sagem Securite e Fondit Shqiptaro – Amerikan të Ndërmarrjeve, ratifikuar me ligjin nr.9972, datë 27.8.2008, përfshirë të gjitha pasuritë e krijuara apo të ndërtuara apo të zhvilluara posaçërisht ose të përdorura nga koncesionari dhe/ose punonjësit e tij dhe që i përkasin koncesionarit gjatë periudhës së koncesionit dhe për qëllimin e zbatimit të koncesionit, përfshirë sistemet software dhe hardware dhe të drejtat e pronësisë intelektuale.

13. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi për krijimin e kapitalit fillestar të shoqërisë, në vlerën 20 000 000 lekë, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Ministria e Brendshme transferon këtë shumë pranë kësaj shoqërie menjëherë pas regjistrimit të saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

14. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

©LAPSI.al



24 Comments

    1. I gjithe ky lajm i lapsit fillon me :

      ””’Një burim diplomatik i sigurte i pati thënë Lapsi.al se amerikanët, por edhe Brukseli zyrtar janë shumë të shqetësuar ””

      Filluan prap keta te lapsit me keto ‘burimet e sigurta’ ?
      Per te qeshur.

      1. në letër renditen hapat e kryer mes shtetit rus dhe qeverisë shqiptare, të përfaqësuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. E shkruara ‘zezë mbi të bardhë’, zbulon se Sali Berisha- si kryeministër- është takuar po atë vit, 2012, me presidentin e kompanisë shtetërore ruse të energjisë “Rus Hydro”, Evgeniy Dod, me të cilën ka rënë dakord që Rusia të ndërtojë Skavicën dhe një seri tjetër hidrocentralesh në Shqipëri. Kompania ‘RusHydro’ e kontrolluar nga shteti rus në një takim të mëparshëm kishte marrë dakordësinë e kryeministrit Berisha për të hyrë në tregun shqiptar.Cfare do shkruanit ju te lapsit sikur rama tja jepte berjen e pashaportave amerikes,njera do ishte rama perfitoje kaq milion dollare per kete afere me ameriken

  1. Me dokumentet e prodhuara nga qeveria do te fshihen gjithe mafiozet shqiptare te kerkuar neper bote dhe me sistemin EPTA qe hyn ne fuqi me 1 janar 2024, shqiptaret e ndershem do te qendrojne neper policite e aéroportve per te vertetuar qe u eshte vjedhur identiteti.

    Ky eshte rreziku qe kercenon qytetaret shqiptare nga pasaportat e reja, ne nje vend ku korrupsioni ka depertuar ne cdo instance shteterore.

    1. Po ta rinovonte koncesionin Lapsi do te thoshte korrupsion. Meqe nuk po e rinovoj gazetaret bebe te Lapsit arsyetojne me fraza te tilla, “ Jo vetëm për të garantuar fitime të larta që në 2019 kapën shifrën rekord prej 15.5 milionë euro neto, por sidomos për të lehtësuar nisma të tjera të rrezikshme siç është amnistia fiskale apo Pasaportat Gold.” Domethene fitimet e ketij veprimi sipas gazetareve adoleshnte te Lapsit jane fitimi financiar dhe lehtesimi i nismave fiskale. Llogjika e Lapsit, deri tani kjo kampani ka pushtet mbi ligjet shqipare dhe mund ti kundershtoje ato. Kur ta mare pronesine shteti do ti krijohet mundesi shtetit te dali mbi shtetin. Llogjike majmuni

      1. Ska gje, mos u shqeteso. Shenjat e gishtave te tu mbase nuk dalin si shenja gishtash hajdutesh, kriminelesh apo ne kerkim nderkombetar.

    1. Ky i cmendur me banden e tij do kene ne dore komplet te dhenat biometrike te shqiptareve. Kane shenjat e te gjithe gishtrinjve, cmenduria me e madhe qe u pranua.

  2. Fajin si gjithmone e ka Saliu. Mos u cudisni nqs rikthehen vizat dhe te mbani rradhe si shkerdhata neper ambasada

    1. Më thoni.A nuk po sillet si Dulla?Ai i preu marëdhëniet me të gjithë perëndimin të njëjtën gjë po bën dhe ky dallkauk. Diktaturë dhe izolim me rivendosjen e vizave.As dhe pashaportat diplomatike s’do vlejnë më për perëndimin.Vetem në Rusi, Kinë dhe Serbi do vlejnë.Dhe e gjithë kjo dhuratë nga Amerika majtiste që mbajti në pushtet këtë antishqiptar.

      1. Gimi 15/02/2023 te 07:51 – ti je idioti me i madh. Pa me jep nje shembull te vetem qe Rama i preu apo i prishi mardheniet me gjithe perendimin. Mos e ke fjalen per partine e Saliut te cilen nuk e ka vizituar asnje titullar i ndonje shteti demokratik. Anglia dhe ShBA e kane shpallur dhe non grata

  3. ‘Duam tu vëmë në dijeni se punimet sipas premtimit të udhëheqjes së lartë të Shqipërisë, nuk po nisin akoma…’, kështu thuhej pak a shumë në kontekstin e letrës së ambasadorit rus. Pas kësaj, diplomati rus, me një gjuhë që i shkonte atij dhe që tentonte të shpejtonte punët me Skavicën- sipas bisedës me kryeministrin Berisha- pala shqiptare ka premtuar dhe ka të bëjë me marrëveshje serioze dhe të pacenueshme me Rusinë. Jo pa qëllim, në letër renditen hapat e kryer mes shtetit rus dhe qeverisë shqiptare, të përfaqësuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. E shkruara ‘zezë mbi të bardhë’, zbulon se Sali Berisha- si kryeministër- është takuar po atë vit, 2012, me presidentin e kompanisë shtetërore ruse të energjisë “Rus Hydro”, Evgeniy Dod, me të cilën ka rënë dakord që Rusia të ndërtojë Skavicën dhe një seri tjetër hidrocentralesh në Shqipëri. Kompania ‘RusHydro’ e kontrolluar nga shteti rus në një takim të mëparshëm kishte marrë dakordësinë e kryeministrit Berisha për të hyrë në tregun shqiptar.

  4. Sa qesharake ngjan që yuri kim të ankohet për pasaportat te ministri i brendëshëm dhe te ambasadorët europjan,ajo që deri tani e ka mbështetur në gjthë krimet dhe korrupsonin që ka bërë që ditën erdhi si ambasadore ktu,e falenderoj policinë në shouet e Ramës silur po lufton drogën,e uroj ramën për fitoren në mandatin e tretë pa mbaruar numërimi i votave akoma,luftoj aq fort po tja djënë atë mandat bashkë me charlin e FBI ,tani që do qerohet badhë me çantat me dollarë të dhënë nga Rama bën sikur e do demokracinë dhe shqipërinë,femër e ulët dhe biç në gjuhën e vendit të saj,je ftytyra më e urryer për shqiptarët po aq sa Rama.

  5. Media amerikane, shkrim për Kokalarin: Ekstremistja e lidhur me ish-kryeminstrin e turpëruar, loboi për të diskretituar Ramën

    1. Ahahaha kokalari ska me lidhje me berishen. Do krijoje partine e vet konservatore.
      Kokalari eshte person i lire te loboje per cfare ti doje pidhi. Hani mut si gjithmone..

  6. Shpresoj shume qe berisha te vije ne pishtet, like meta te vije po ashtu ne pushtet dhe te psurojet akoma, edi rama te bjer nga pishteti dhe te futet ne burg, pasi te dali nga burgu ta plagosi berisha para kryeministris me pistolet cader ne loqen e majte, shpresoj qe evi kokalari te bashkohey me blinkenin dhe se bashki ta bejne salen grata. Dhe shpresoj shume qe kimi te futet ne burg ne amerik, dhe atje ta rrafi nje i burgosur i mire dhe demokrat. Shpresoj tek demokarcia, shpresoj tek PD ja si force e majte dhe e djathte, shpresoj qe luli te ktheht ne pd dhe te qaj aty para rojes se portes. Shpresoj qe babalja te dali nga burgu dhe te pajtohet me
    Njerzit dhe te behet shef i ndonje seksioni ne pd.

  7. Ne kohen e Enver Hoxhes ambasadoret mwrrnin lwkw nga Sigurimi kur dilnin neper Shqiperi dhe kur kishin floket e gjata dhe veshje te papershtatshme i merrte zvarre sigurimi sic mori Ambasadorin italian dhe e qethi me zorr. Sot na cane karin keta rrobqirat e huaj. Ikni se ja u shkerdheva rrobte kolonizator vari karsa

  8. Media amerikane “The Daily Beast” i ka dedikuar një artikull të gjatë Evi Kokalarit, të njohur ndryshe si “amerikania e Berishës” për shkak të mbështetjes së gjerë që i dha pasi ish kryeministri u shpall ‘non grata’ nga SHBA.

    Në shkrim përmendet se si Kokalari udhëtonte vazhdimisht në Shqipëri për të marrë pjesë në aktivitetet e Berishës ndërsa mbetet mister kush i ka financuar lëvizjet e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *